• |
ide | kryesore

Dua Lipa bën firmën ‘Puma’ të flas shqip

-Instant, Paparazzi, Slider

Dua Lipa dhe “Puma” po e çojnë partneritetin e tyre një hap përpara, me bashkëpunimin e tyre të parë. Pasi u bë ambasadore e markës vitin e kaluar, Dua po lançon një koleksion të quajtur “Flutur”, pikërisht si e lexuat, në gjuhën shqipe. Koleksioni i frymëzuar nga vitet ’90 përfshin kapuçë, bluza të shkurtra dhe versionin “Flutur” të këngëtares të atleteve Mayze të “Puma-s”.
“Për mua, fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura; ato përfaqësojnë aq shumë, si transformimi, shpresa dhe metamorfoza. Gjatë vitit të kaluar, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplote për mua. Zgjodha emrin ‘Flutur’ për t’i bërë homazhe trashëgimisë sime, duke festuar gjithashtu këtë fillim të ri me “Puma-n”, tha këngëtarja shqiptare në një deklaratë.


Një logo e përditësuar përmbledh këtë “fillim të ri”, duke kombinuar emrin e Duas dhe Formstrip të markës për të krijuar një flutur të ylbertë.
“Ishte e rëndësishme që Dua të lëshonte pjesë kryesore që do të plotësonin çdo gardërobë,” tha në një deklaratë Maria Jose Valdes, menaxhere e përgjithshme e Njësisë së Biznesit Sportstyle të Puma. “Ajo e dinte se çfarë donte dhe i solli ato ide në tryezë. Ky koleksion është vetëm një ngacmim për atë që do të vijë vitin e ardhshëm, ne kemi punuar gjatë gjithë kohës me Duan për të sjellë në jetë të gjitha idetë e saj.”
Një koleksion i plotë “Flutur” pritet në vitin 2022, sipas Puma.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu