• |
ide | kryesore

Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile, arrestohet në Kosovë një shtetas serb

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person me iniciale D.A., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

“Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale nuk janë dhënë detaje se në çfarë periudhe kohore dyshohet se janë kryer krimet apo në cilin lokacion.

Ndërkaq, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i arrestuari është shtetas i Serbisë. Policia tha se arrestimi i tij është bërë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *