• |
ide | kryesore

Escobar thumbon Berishën: E pres kryedemokratin për vizitë në Washington

Arkiva



Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka mbyllur takimin me kryedemokratin Lulzim Basha. Në daljen e tij për shtyp pas takimit 60 minuta me Bashën, i dërguari special i SHBA-së, ka shprehur mbështetjen për opozitën dhe kreun e kësaj partie. Përpara kamerave, Escobar ka deklaruar se kryetarin e Partisë Demokratike pret që ta takojë në Washington.

Për ta kthyer këtë në realitet do kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare. Pres të zhvilloj bisedime të tjera këtë pasdite dhe vazhdimin e marrëdhënieve me PD. Pres me kënaqësi që të takoj Bashën në Uashington sa më shpejt të ketë mundësi”, tha Escobar.

Rreth orës 14:30, Escobar do të ketë një takim me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Vizita e Escobar vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non grata nga SHBA dhe pas pezullimit nga grupi parlamentar i PD nga kryedemokrati Basha që ka sjellë një krizë në PD.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *