• |
ide | kryesore

Escobar vjen sot në Shqipëri, të parin takon Bashën

-Instant, Lajme, Të fundit



Sot mbërrin në vendin tonë zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Takimin e parë ai do ta zhvillojë me kryetarin demokrat Lulzim Basha rreth orës 11:00, për të vijuar më pas rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Në orën 17:00, zyrtari amerikan do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave. Escobar mbahet si njohës i mirë i realitetit në Ballkan dhe sapo mori detyrën ai zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Ardhja e diplomatit amerikan e gjen politikën e Tiranës të trazuar, sidomos kampin blu, pasi mbas shpalljes “non grata” nga SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha, demokratët u përfshinë në një debat të brendshëm.

Më herët ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se vizita e Escobar në Shqipëri do të rikonfirmojë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.

 



9 Comments

  1. Do i kerkoi e njoin per krietar te pd njesoi si zgjedhjet e bera ne dy radhet e fundit qe i njoiten pa probleme si te rregullta me blerjet e votave vk albanistan

  2. Kush ja sugjeroje me taku Bashen te parin ROMSI, SORRROSI apo GLOBALISTET?

    Duan me i hedhur hi syve gamorit me i dhon rendesi BashZezes.

  3. Sali Berisha është një objekt i mundshëm i aplikimit të këtij ndëshkimi familjarisht, çka do të ishte një thellim i ndëshkimit zyrtar amerikan ndaj tij, në kulmin e një fushate anti-amerikane që ai po përpiqet të ngjallë përmes “Foltores” në shoqërinë shqiptare.

    Thelbi i ndëshkimit nuk është se Berisha po ngjall frymë anti-amerikane, por se po përdor metoda politike për t’i shpëtuar ndëshkimit të korrupsionit dhe përballjes me drejtësinë.

    Përdorimi i mjeteve politike për të shmangur ballafaqimin me drejtësinë dhe spekulimi me të drejtat politike për këtë çështje, është pikërisht ajo që kanë bërë shumica e kriminelëve politikë në gjithë botën,po salihun nuk do e takoje ky amerikani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *