• |
ide | kryesore

I riu shqiptar në Angli masakrohet me thikë (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur për vdekje fundjavën e kaluar në Tunbridge Wells, Angli. Ai është identifikuar diën e sotme nga autoritetet angleze. bëhet fjalë për Xhovan Pepaj, 25 vjeç. Dyshohet se ai u sulmua në Caley Road, Sherwood , gjatë orëve të para të së shtunës (4 dhjetor). Ai kishte marrë plagë të shumta me thikë dhe si pasojë gjeti vdekjen. Policia tha se ishte njoftuar familja e tij në Shqipëri. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar 7 persona ku dy prej tyre, një djalë 17-vjeçar dhe një 18-vjeçar akuzohen se kanë qenë autorët kryesor të vrasjes në Tunbridge Wells. Një mik shkroi: “U prehtë në paqe shpirti yt miku dhe vëllai ynë”. Ndërsa një tjetër shtoi: “Ngushëllime familjes. Shpirti i tij u preftë në paqe”. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të cilat do t’i vijnë në ndihmë për zbardhjen e ngjarjes.



1 Comment

  1. O lapsi lajmi po spati kontekst atere seshte lajm por kronike funerale qe vihen ne fund te gazetes ne perendim

    Amatora dyleksh ?‍♂️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *