• |
ide | kryesore

Ibrahimovic dhe Topi i Artë i munguar: “Varet si e sheh, Messi e fitoi dhe thonë e meritoi Lewandowski”

-Instant, Sport



Zlatan Ibrahimovic nuk është nga ata që e rrudhin gojën kur vjen puna për të thënë të vërtetën. Sulmuesi suedez i Milanit, pavarësisht moshës, në fushën e lojës jep gjithnjë maksimumin dhe dëshira për trofe mbetet ajo e dikurshme, pavarësisht një palmaresi pambarim. “Jemi të zhgënjyer me eleminimin nga Champions League, më vjen shumë keq, por do të luftojmë për të fituar titullin kampion – deklaroi sulmuesi suedez, në prezantimin e librit të ri “Adrenalina” – “Ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar dhe ne nuk do të dorëzohemi, është baza e suksesit, po fitojmë eksperiencë dhe shohim përpara”.

Sulmuesi suedez nuk e ka fituar kurrë Champions League dhe Topin e Artë, edhe pse në karrierë ka luajtur me klubet më të rëndësishme: “Nuk e di pse nuk ma dhanë kurrë Topin e Artë, mendoj vetëm të luaj – thotë ai -. Varet se si i shikoni gjërat. Messi e fitoi Topin e Artë, por ata thonë se Lewandowski do ta kishte merituar. Nuk e kam fituar as Champions League, thonë se nuk do ta fitoj kurrë, por kjo nuk më ndryshon karrierën. Nuk më ndryshon as cilësitë, edhe sepse kam fituar diçka…”.

Për rolin e tij në dhomat e zhveshjes Ibrahimovic e di çfarë influence ka dhe shprehet: “Unë kam një përgjegjësi, ata më shikojnë sepse unë flas në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. Ata ndihen të mbrojtur, por duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të rriten”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *