• |
ide | kryesore

Kurti: Me Serbinë kërkojmë marrëveshje për njohje reciproke

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  këtë të enjte ka komentuar situatën e krijuar në marrëdhënien me Serbinë dhe mundësinë për arritjen e një marrëveshje finale në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel.

Kurti në fjalën e tij ka thënë se dëshiron që të ketë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, e cila definon statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duke pasur njohje reciproke.

Duke komentuar emërimin e emisarit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, Kurti tha se emisarët që vijnë nga perëndimi demokratik, gjithmonë janë të mirëseardhur dhe kjo tregon për një interesim shtesë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, posaçërisht për Kosovën dhe raportin e saj me Serbinë.

“Ne dëshirojmë të kemi marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe e cila e definon statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duke pasur njohje reciproke në qendër, marrëveshje përveç që është e obligueshme për njohje reciproke. Emisarët që na vijnë nga perëndimi demokratik gjithmonë janë të mirëseardhur dhe kjo tregon për një interesim shtesë për rajonin e Ballkanit Perëndimor e posaçërisht për Kosovën dhe raportin e saj me Serbinë”, tha Kurti.

Në fillim të këtij muaji Stuart Peach është emëruar i dërguar i posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri britanik, Boris Johnson pati deklaruar se emërimi i Peach është pjesë e përkushtimeve të vazhdueshme të Londrës zyrtare për stabilitet dhe paqe në këtë rajon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *