• |
ide | kryesore

Paralizohet rruga e Rinasit, radhë kilometrike makinash

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rruga që lidh Rinasin me autostradën Tiranë-Durrës është bllokuar thuajse plotësisht.

Redaksia e Lapsi.al është njoftuar se qarkullimi i makinave është paralizuar. Për të përshkruar rrugën që lidh aeroportin me autostradën duhet rreth një orë, ndërsa shkaqet nuk konfirmohen ende.

Megjithatë, dyshohet se shkak është bërë një bllokim i autostradës tek mbikalimi i kthesës së Rinasit. Kjo njihet si një nga zonat që vuan më tepër nga përmbytjet si pasojë e stuhive si kjo e sotmja.

Ditët e fundit Shqipërinë e ka kapluar një mot i keq që duket se kanë kulmuar ditën e sotme, ku raportime për përmbytje vijnë jo vetëm nga kryeqyteti dhe rrethinat e tij. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Përmbytje masive në Vlorë (VIDEO) 



3 Comments

  1. Epo erdhi ESKO KARI që të mbështeste LUL PALLEN , po me keq ka për të ikur për lesh bashkë me EDROGËN !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *