• |
ide | kryesore

Moti i keq, bllokohet rruga Vlorë-Orikum nga rrëshqitja e një masivi dheu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aksion Vlorë-Orikum është bllokuar pasditen e sotme, pasi një masiv i madh dheu ka rrëshqitur, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve. Policia ka dalë me një njoftim për mediat.

Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në shumë zona të vendit, Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

⚠️Për shkak të rreshjeve të shiut në askin rrugor Vlorë-Orikum, në Jonufër, ka patur rrëshqitje të dheut, gjë që ka sjellë bllokim të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që kontraktorët ? po punojnë për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emregjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *