• |
ide | kryesore

Moti i keq me erë e dallgë, vonesa në lundrimin e trageteve të linjës Durrës-Bari

-Instant, Lajme, Të fundit



Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë vonesa në lundrimin e trageteve mes dy brigjeve të Adriatikut. Njoftohet se në Durrës dallgëzimi është 5-6 ballë, ndërsa në det të hapur forca e detit arrin në 8 ballë. Rrjedhimisht, njëri prej trageteve të linjës Durrës-Bari të nisej 3 orë me vonesë.

Dy tragetet e linjës duhej të kishin mbërritur në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm, në orën 08:00, po për shkak të motit ato janë nisur rreth orës 05.00 të mëngjesit nga Bari. Sipas parashikimeve, dy tragetet do të bregëzohen në port pas orës 13:00.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *