• |
ide | kryesore

Përplaset me trafikndarësen pasi humbi kontrollin e makinës, plagoset 49-vjeçari në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen numër 13, Durrës, ku ka mbetur i plagosur një 49-vjeçar.


Sipas burimeve zyrtare, shtetasi M. D., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. 49-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.