• |
ide | kryesore

Shpërthen bombula e gazit/ Bie zjarr në një banesë në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një banesë në Tiranë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Policia bën me dije se shkak është bërë shpërthimi një bombule gazi. Sipas njoftimit të bërë policia mësohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetases A.K., ndërsa fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *