• |
ide | kryesore

Tentuan të eleminojnë 20-vjeçarin në dhomën e hotelit, policia publikon detajet e ngjarjes në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka publikuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, në ambientet e dhomës së një hoteli, ku mbeti i plagosur shtetasi Arni Sulejmani. Blutë e qytetit bregdetar kanë njoftuar se autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Po ashtu në kërkim është shpallur edhe shtetasi Tefik Shehu, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit. Burime bëjnë me dije se 3 djemtë e përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa vajza, e cila është arrestuar pasi ka fshehur armën e krimit, ka qenë transgjinore. Shehu dyshohet se është edhe personi që ka shkreput armën në drejtim të Sulejmanit, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A. B., 22 vjeçe, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”. Kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit; E. H., 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen A. B., ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë që është përdorur në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *