• |
ide | kryesore

Video/ “Vrasës”, ‘Mister 20%”/ Provokimi i Arlind Qorit që nxorri bllof Veliajn

-Instant, Kryesore

“Vrasës!”, “Ke shndërruar Tiranën në shesh pallatesh!”, “Ke vrarë Ardit Gjoklajn!”. Këto thirrje të aktivistëve të Organizatës Politike, që i prishën takimin me regji qëndrore Erion Veliajt, janë përshkallëzuar në një përplasje të vërtetë mes tij dhe aktivistit të kësaj lëvizjeje Arlind Qorit.

Gjithçka nisi, pasi dje kryebashkiaku kishte organizuar në Pallatin e Kongreseve një festë propagandistike me rastin e Ditës së Rinisë. Teksa Veliaj po mbante fjalën, aktivistët e kësaj lëvizjeje nisën të thirrnin kundër tij. Menjëherë truprojat e Veliajt ndërhynë për të nxjerr nga salla të rinjtë (pamjet më poshtë). 


Me pas u mësua se kush ishte edhe i riu që denoncon në  videon e mësipërme. Ai quhet Bislim Lakna dhe është aktivist i organizatës. Aktin e tij e bëri të njohur përmes Facebook, Arlind Qori: “Bislimi studion për filozofi dhe është mishërim i rinisë që paradite lexon Kantin dhe pasdite punon si shpërndarës majë motorit për të mbajtur veten gjallë. Më herët ka studiuar për arkitekturë dhe në dhjetor 2018 ka qenë një prej zërave më karizmatikë e të guximshëm të protestave studentore. Në fund të dhjetorit 2019 Bislimi, së bashku me të tjerë aktiviste/ë të OP, u rrah nga rojet e Samir Manes dhe u mbajt tre ditë në burg vetëm se guxoi të shpërndajë fletushka te TEG-u në solidaritet me minatorët” shkruajti ai.

Lexo me tej:

Media e Baton Haxhiut nxjerr me emra ata të cilët Rama mund ti kundërvëre Erion Veliajt

Kur gjithçka kishte përfunduar Veliajt ende nuk i kishte dalë e keqja për prishjen e falsitetit të organizimit të tij. Me anë të një postimi në Twiter ai sulmoi Organizatën Politike, e cila përmes grafiteve që shkruan kishte prishur ditën e punonjësve të pastrimit të Bashkisë.

Po punonjesit e pastrimit te Bashkise si e kaluan Diten e Rinise, qe per te gjithe qe pushim? Vetem ne Tirane gjen pseudo-marksiste te cilat nxjerrin klasen punetore te fshije grafitet nga Qyteti Studenti ne dite pushimi.(Marksi po rrotullohet ne varr),”-shkruajti Veliaj duke e shoqëruar komentin e tij me fotot e mëposhme.

ImageImage

Por mendjeshkurtësinë dhe cektësinë e kryebashkiakut që do të duket sikur njeh dhe teoritë e ideologut të revolucionit anti-kapitalist i përqeshi keq Arlind Qori duke evokuar skenat e filmit “Lulëkuqe mbi mure”.

“I gjithanshëm babloku! Edhe nxjerr punëtorët të fshijnë parullat si fashistët fëmijët te “Lulëkuqe mbi mure”, edhe kap 20-përqindëshat, edhe jep leksione mbi Marksin. Këllira e bërë njeri!,”-u përgjigj ai.

Por si për ta bërë më të plotë tablonë e një vendi të sunduar nga oligarkia, historia nuk përfundoi këtu. Menjëherë në ndihmë të kryebashkiakut u hodh media më e madhe në vend, Top Channel. Në faqen e saj, ai botoi një lajm ku sipas interpretimit të redaksisë, reagimi i i Veliajt e kishte asgjësuar krejtësisht Arlind Qorin.

Peut être une image de 1 personne, position debout, plein air et texte 

Sërish përgjigjia e aktivistit të “OP” nuk mungoi, duke e ironizuar Topin si TV i Big Brother.  “Si ka mundësi që një televizion kombëtar bën lajm të tillë?! Nëse, kushedi për ç’arsye, do të interesohej për fatin e punëtorëve të bashkisë, duhej të pyeste se pse kryetari i saj shkel Kodin e Punës duke i shtrënguar punëtorët të dalin në punë gjatë ditës zyrtare të pushimit. Apo po kërkoj shumë nga televizioni i Big Brother-it?” qesëndisi ai.

Në fakt e gjitha kjo fabul, e nisur nga disa djem të guximshëm të “OP”, nuk është një kronikë e thjeshtë. Ajo në thelb tregon se sa të lehtë e ka të triumfojë e vërteta. Mjaftuan disa parulla për ndërtimet në Tiranë, për vrasësin e Ardit Gjoklajt, për të prishur falsitetin e një feste fasadë. Nuk u desh më shumë se një provokim për të kuptuar injorancën e kryebashkiakut dhe njohuritë e tij për filozofinë. Vetëm me kaq pak u kuptua se si e shkel Veliaj Kodin e Punës, duke i detyruar njerëzit të punojnë dhe në ditë pushimi. Një lëvizje e vogël dhe u denoncua i gjithë sistemi i blerë mediatik që mbështet politikanët e 20%-it.

E pra, aksioni i thjeshtë i aktivistëve të Organizatës Politike, me vetëm disa vetë doli për një moment më i fortë sesa manifestimet butaforike, ushtria e punonjësve të bashkisë dhe mediat e mëdha që e mbrojnë Erion Veliajn.

©Lapsi.al

20 Comments

    1. Bravo studentet dhe pedagoget kurajoze ! Keta maskarenj me Sali,Ed, Brace, Dosh ekompani vetem do na zhvatin e betonizojne perdite

    2. Nuk e kuptoj se si del perdite Lali mashtruesi e na perzien barkun me keq se Saliu.. Si nuk ithote njeri xhanem te fshehe koken si struci se betonet e pallateve dhe kullave te Geceve,Zamireve,Dosheve etj ngrihen perdite nxjerrin koka te reja betoni si kucedrat

  1. Jane nga te paktet qe guxojne te bejne akte proteste te forta.

    Ti Emiljano e kupton fjalen rebelim e proteste?

  2. Ja ku u zgji edhe problemi i opozitës.
    Meqë partia e djathtë “doli jashtë loje” , opozitën kundër komuniste do ta udhëheqë “kantisti ” Arlind Qorri.

    1. vetem per diktatoret opozita dhe opozitarizmi jan problem….dhe nese udhehiqet duhet te jet dikushi????

      Populli esht opozita dhe opozita i takon popullit , cdo njeriu qe nuk esht ne qeveri!

  3. aktivistit bravo te madhe qe denonton me force kete realitet te hidhur ne shqiperi pasi nuk ka opozite pasi luli eshte vete i korruptuar

  4. Sa keq pak po te besh opozit per ket popull te kundervihen rend ata qe u shkerdhehen femrat e fisit te kuq qe i kan neoer zyrat me pull te kuqe. Turp njemij her turp qa njerez te degjeneruar.

  5. Tani se kush eshte Lali Bytha festuesi me i madh i 17 Majit ne e dime, por keq te vjen per ushtrine e sklleverve qe i shkon nga mbrapa. Nje gjysem budalla te lagjia ime thote.(dhe ka te drejte) ”Fukarallik te qifsha robt” se nga ty burojne gjithe te keqijat, dhe keta skllever zombi pa pike morali nuk kane faj jane fukarenj nga trute aq ju shkon shikimi deri te rroga ne fund te muajit e cila i shkon deri ne date 20 me pas 10 dite hajne perrallat e Rilindjes.

  6. E ka thonë Qazim Mëlletja. – Kamunizmi osht nji farë e keqe qi nuk shkulet kollaj.
    Po s’po kuptojmë, pse ju të LAPSIT jeni me komunizmin !?
    Megjithatë, prapë Qazim Mëlletja ka thonë: – A e din ti, se jo tre muj, siç ka nejt djali tat, por tre ditë, un të kishe nejt n’burg me kamunistat, do t’ishje bo kamunist e shku kamunistit. Nji kshtuna pra, mre Mono dhe kta të LAPSIT.
    Meqë nuk shohin nga sytë, shkojnë mbas Qorrit….

  7. Qe velija esshte skuth e din ter po edhe te promovosh qorra komunist si ky qorri eshte bythqimllik. Turp lapsi, fuksa te majt jeni dhe ju ptuuuu

  8. Mesazhi publik i të dërguarit special të Uashingtonit, është praktikisht një nxjerrje jashtë ligji e “Foltores” së Sali Berishës më 11 dhjetor, duke e bërë të qartë se SHBA do të vazhdojnë të punojnë me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, për aq kohë sa ai ka mandatin dhe përfaqësimin zyrtar të Partisë Demokratike.

    1. Politika ka shume kulisa, eshte sport i veshtire. Jo kur nuk je ne loje por edhe pjese e lojes te jesh eshte veshtire te kuptosh se ku eshte qellimi.
      A nuk shkoi Amerika ne Afganistan te luftoje Talibanet ? Cfare ndodhi? Iku dhe i la te vijne ne fuqi prape, biles duke ju lene nja 80 miliard dollare armatime, duke i bere me te fuqishem sesa ishin para luftes me Ameriken.

  9. Velaj duhet ta dije mire se kush jane neomarksisitet pasii eshte kelysh i Xhorxh Sorres. Ky Veliaj eshte kaq neveritshem, kaq injorant, i ndyre fare sa meriton cdo epitet qe ti vesh. Ky duhet qeruar nga politika sa me pare.

    Nuk e di se cfare pikepamjesh politike kane Arlind Qorri e te tjeret e kesaj organizate, por nese demaskojne nje shkerdhate nje plehre si Veliaj duhen perkrahur.

  10. Lalbpluhu eshte moterqiri me i madh pas Ramazanit. Ropt te dyve. Rrace e keqe fare e ndyre. Fatkeqesi per kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.