• |
ide | kryesore

Covid-19/ Austria vendos të gjobisë të pavaksinuarit

-Instant, Arkiva, Planet



Personat që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit në Austri mund të përballen me gjoba që variojnë nga 600 deri në 3,600 euro, sipas projektligjit të paraqitur të enjten.

Sipas këtij plani masat do të hyjnë në fuqi në muajin shkurt. Megjithatë, personat e gjobitur mund të shmangin pagesën duke u vaksinuar, deklaroi sot Ministrja Kushtetuese Karoline Edtstadler, duke shtuar se kjo do të konsiderohet si një ‘keqardhje operative’.

“Nëse paraqitet prova e vaksinimit, atëherë procedurat do të lihen mënjanë”, tha Ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mueckstein. Do të ketë gjithashtu perjashtim për moshat 14 vjeç e lart, gratë shtatzënë, personat që kanë kaluar sëmundjen më pak se 180 ditë më parë.

“Më shumë se një milion persona nuk janë të vaksinuar në Austri, dhe ky mbetet një numër mjaft i lartë”, tha Edtstadler.

“Katër nga pesë partitë e përfaqësuara në legjislaturën e Austrisë mbështesin kërkesën për vaksinim”, tha Edtstadler.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *