• |
ide | kryesore

“Foltorja” e Berishës i përgjigjet Bardhit: Gaztori lodhet kot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar në lidhje me konferencën për shtyp të mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, i cili publikoi listën me 69% të firmave që kishin vendosur pro mbajtjes së Kuvendi Kombëtar më 18 dhjetor.

Përmes një deklarate të shpërndarë nga zyra e shtypit, “Foltorja” e Berishës thekson se lista e paraqitur nga Bardhi është e falsifikuar. Sipas “Foltores” ky veprim nga selia blu vjen me qëllimin e vetëm që të ndalë revolucionin për rithemelimin e PD-së, por që nuk do t’ia arrijë dot.

“Sot në një krize paniku në diten e fundit si kryetar Basha nxori Gaztorin e tij per te lexuar nje liste qe po denoncohet nga shume demokrate si e falsifikuar dhe ku duket qarte fryrja fiktive e mandateve te qarqeve krahasuar me kuvendin e fundit. Lexohen emra pa u shoqeruar me funksionet e tyre perkatese, apo se ciles dege i perkasin. E gjitha kjo per te krijuar turbullire ne vend te transparences me shpresen se do krijojne konfuzion!

Lodhen kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime. Asgje nuk mund ta ndale vullnetin e mijera delegateve demokrateve per te marre pjese ne Kuvendin e Rithemelimit i cili do shkepuse perfundimisht Partine Demokratike nga pazaret Rama – Basha duke ja kthyer ate demokrateve!” – thuhet ndër të tjera në deklaratën që fton demokratët të marrin pjesë në Kuvendin e së shtunës. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Qesharaker..e ju doni tu besojn njerzit… Shqyheni per vedit si hijena per interesa personale.. Dhe tu besosh juve qeverinë… Ik shkrihuni si parti mblidhni mendjen shemtira shqiptare.. Spaska PD njerëz të tjer po po u futka në luft civile për dy kokbosh.. Suksese në jetë, po ju një elektorat gri se bëni asnjeher për vete.. Po rri në shpi è s’po votoj. Nderkoh I gjati dredh zinxhirët.. Spaska PD koka intelektuale tu thotë këtyre karabushve të shporren të dy… A pika

  2. Sa inat e keni “malokun” mer ju qifsha patronazhistet?? A sa jua ndjen bytha e Ramazanit lageshtiren mer gojorsa muti.

  3. Si ndodhi e gjithë kjo skizmë politike? A është vërtet gjithçka e shpjeguar në shpalljen e vonuar të Berishës “ non grata” dhe largimin e tij nga grupi parlamentar i opozitës, përmes një vendimi personal të Bashës, duke u mbështetur në alibinë e trysnisë amerikane? Kaq të brishta të kenë qenë marrëdhëniet mes të dyve, Berisha –Basha, sa që me lëkundjen e parë iu vërsulën njëri tjetrit me mllef të pandaluar dhe duke krijuar këtë kaos politik brenda vetes dhe fushë të gjelbër loje për Edi Ramën?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *