Aktorja Olivia Wilde ka folur së fundmi për lidhjen e saj me këngëtarin e njohur Harry Styles.
Në një intervistë për ‘Vogue’ , aktorja u shpreh se ndihet më e lumtur se kurrë. “Është padyshim joshëse dëshira për të korrigjuar diçka të rreme. Por unë mendoj se ajo që kupton është se kur je i lumtur, nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët për ju. Gjithçka që ka rëndësi për ju është e vërteta, çfarë doni dhe kë doni.”“Në 10 vitet e fundit, si shoqëri, ne i kemi kushtuar shumë më tepër vlerë opinionit të të tjerëve sesa njerëzve më të afërt me ne. Unë jam më e lumtur se kurrë. Dhe jam më e shëndetshme se sa kam qenë ndonjëherë, është thjesht e mrekullueshme ta ndjesh këtë”, deklaroi ajo. Wilde nisi romancën e dashurisë me Styles dy muaj pas ndarjes nga aktori Jason Sudeikis.