• |
ide | kryesore

Pamje nga vendi i vrasjes së biznesmenit në Laç (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekzekutohet një biznesmen me emër të ndryshuar në Laç.

Pilot (Rakip) Rroli, 55-vjeç, është qëlluar për vdekje në dalje të qytetit të Laçit, në vendin e quajtur Sanxhak.

Ngjarja e sotme dyshohet të jetë e mirëorganizuar. Viktima, pronar i një biznesi në fushën e materialeve të ndërtimit, po udhëtonte me makinën e tij në zonën e Sanxhakut kur autorët e kanë qëlluar me një breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas raportimeve të deritanishme, autorët dyshohet e kanë ruajtur dhe ndjekur biznesmenin, që sapo ka dalë nga banesa dhe sapo është futur në rrugën që lidh fshatin Sanxhak me Kurbinin e kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë e asistuar edhe nga dy grupe të FNSH-së për të kapur autorët. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *