• |
ide | kryesore

Rama paralajmëron kryebashkiakët: Nëse kapeni disa herë me shkelje do shkarkoheni

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sanksione ndaj kryetarëve të bashkive në rast se nuk u përgjigjen interesave të qytetarëve. Nga Shkodra, Rama tha se bashkitë janë institucionet më pak aktive në këto katër vite. Ai theksoi se gjoba do të aplikohet për shkeljet e para dhe në rast se kjo bëhet e përsëritur, do të ketë shkarkime nga detyra.

Për çudinë time më të madhe, bashkitë që janë institucionet që për natyrë janë shumë më afër qytetarëve janë edhe institucionet më pak aktive në këto katër vite. Në rast se me agjencitë e pushtetit ekzekutiv është më i thjeshtë ndërveprimi, me bashkitë e ka shumë të vështirë.

Me ligjin tani në fuqi, kryetarët e bashkive do sanksionoheshin financiarisht në rast se nuk japin zgjidhje për problemet e qytetarëve në rastet kur këto çështje janë të drejta.

Sanskionet do të shkojnë deri në maj. Nuk do jenë pafund. Pastaj kalohet në fazën e shkarkimit. Këto janë pjesë e zonës pa përgjigje. Qytetarët duhet ta dinë që në platformë nuk zgjidhnin çështje gjyqësore”, tha Rama.



13 Comments

  1. Ktheje ne mbreteri apsolute o i gjati ine .
    Minister bujqesie jeni ju , por ju jeni edhe minister shendetesie edhe minister i ndertimit , i jashtem e i brendeshem . Tani merri edhe bashkite dhe e mbyllim me “sukses” mbreterimin tend o i gjati ine . Babezia jote eshte e pafund o Dlinxher i ketij populli . Pafytyrsia jote eshte e pafund o delenxhi kryeminister .

  2. Kuvendi i 11 Dhjetorit, të ngjet më tepër edhe si Kongresi i “XX”, i Partisë Komuniste të ish-Bashkimit Sovjetik. Hrushovi mezi kishte pritur rastin të shfrynte ndaj stalinistëve të vegjël,dhe nisi fushatën e spastrimeve pas fjalimit të tij të gjatë me 76 faqe. Edhe Sali Berisha, ka muaj që pergatitet për fjalimin e tij “programatik” që do tu mbajë berishistëve, duke dënuar “krimet e bashistëve”

    1. Në kongresin XX u dënua kulti i Stalinit të madh, jo disa stanilistë të vegjël.
      Nëse e krahason me kongresin XX, ndër i bën.

  3. Në kongresin XX u dënua kulti i Stalinit të madh, jo disa stanilistë të vegjël.
    Nëse e krahason me kongresin XX, ndër i bën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *