• |
ide | kryesore

Rrëshqasin gurë në aksin Berat-Skrapar, rrezik aksidentesh

-Instant, Lajme, Të fundit



Masivë të vegjël e të mëdhenj gurësh kanë vijuar të bien edhe sot në aksin nacional Berat-Skrapar, duke shkaktuar probleme të shumta në qarkullim.  Drejtuesit e makinave dalin në rrugë dhe i heqin vetë gurët.

Rrëshqitja e gurëve përgjatë këtij aksi ndodh gjithmonë në stinën e dimrit, duke u kthyer në një rrezik serioz për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks dhe njëkohësisht edhe burim aksidentesh. Shirat e rrëmbyeshëm bëjnë që gurët të rrëshqasin në stinën e dimrit në aksin nacional por edhe pse ky problem vijon të jetë prezent prej vitesh, askush nuk ka marrë asnjë masë për veshjen me rrjetë hekuri të faqes kodrinore edhe pse është folur shumë.

Bashkia e Poliçanit ka vendosur dy punonjës në këtë aks, për të qëndruar në gatishmëri e për të kryer heqjen e gurëve nga rruga por njëri prej punonjësve shprehet se kjo është e pamjaftueshme. Sipas tij, e gjithë faqja kodrinore ka nevojë për investim pasi rënia e gurëve është rrezik serioz për mjetet që qarkullojnë në të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *