• |
ide | kryesore

Rriten shifrat në Itali, 20,497 të infektuar me Covid dhe 118 jetë të humbura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 20,497 raste të reja me koronavirus nga 716,287 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se numri i rasteve fatale për sot është 118 duke bërë që totali i viktimave që nga fillimi i pandemisë të shkojë në 134,669.

Kurse të shëruarit janë 11,777.

Ndërsa, në njësitë e kujdesit intensiv janë 816 pacientë, pesë më shumë se të enjte. Kurse në pavijonet e zakonshme Covid janë të shtruar 6,483 pacientë, 150 më shumë se në 24 orët e kaluara.

Kurse, rastet aktive aktualisht në vend janë 263,148 ose 8,595 më shumë se të enjten. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në vend, në Itali janë raportuar deri më tani 26 raste të variantit Omicron.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *