• |
ide | kryesore

SPAK sekuestron hotelin me vlerë miliona euro. Lidhja me laboratorin e drogës në Has

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK ka konfiskuar hoteli ‘Ador’ në Rinas. Dyshohet se hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge.

Hoteli ishte në pronësi të Admir Hoxhës. SPAK bën të ditur se kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 milionë euro do ti kalojë shtetit shqiptar.

“Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar! Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Admir Hoxha, akuzohet se është ideatori i laboratorit të heroinës që u ngrit në Has. Pronari i kompleksit luksoz u arratis nga Shqipëria 9 ditë para se policia të zhvillonte operacioni ku u arrestuan 5 persona nga fshati Brenog. Biznesmeni Admir Hoxha ka dalë në përgjimet e prokurorisë, si edhe është dokumentuar një takim me tij me dy turqit që merreshin me prodhimin e heroinës. Njëri nga turqit që merrej me prodhimin e drogës, u gjet dy javë më parë i vdekur në një banesë në Prishtinë. Admir Hoxha, dyshohet se është personi që përgatiti ambientin dhe e ktheu në një laborator.

Hoxha akuzohet se porositi heroinën në Has për t’a tregtuar atë më pas në vendet e BE-së. Sipas prokurorisë, Roni i Shijakut bashkë me biznesmenin Admir Hoxha ishin dy personat që kishin organizuar futjen në Shqipëri të 161 pakove me heroinë.



2 Comments

  1. Ne halealbanistan trafikantet dhe haletutoret quhen ” biznesmen” .ne fakt jane thjesht shtaze. sa per halehptelet e llumit halealbanistani eshte plo e perplot me te tilla. te dh…llumin spak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *