• |
ide | kryesore

Të harruarit/ Shtatë shqiptarë nuk lirohen nga burgu grek edhe pse kanë mbaruar dënimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas një informacioni, 7 shqiptarë mbahen peng në burgun e Patres, një nga 34 burgjet që vuajnë dënimin 1.645 shqiptarë. Sipas informacionit 7 shqiptarë kanë mbaruar denimet e tyre, por që ende mbahen nga 11-24 muaj.

Një nga këta është edhe një shqiptar për të cilin kemi trajtuar në mediat shqiptare.

Konkretisht 50-vjeçari nga Mirdita, Afrim Rexha sipas ligjit në fuqi ka mbaruar dënimin në janar të këtij viti, por akoma po mbahet peng në burgun e Patrës.

Dokumenti i mëposhtëm tregon shlyerrjen e dëninit, në një kohë që nuk i japin dokumentin e firmosjes se lirimit që shqiptari ka firmosur ne janar të 2021.

Flasin dokumentat zyrtare dhe nuk aludohet për këtë padrejtësi. Ky dokument leshuar nga sekretariati i burgut të Patrës, pas kerkeses së njëpasnjëshme të denuarit shqiptar, flet që shqiptari ka shlyer detyrimet dhe duhet liruar, ndërsa letra e firmosur për lirimin e shqiptarit nga vete ai nuk jepet nga sekretaria e burgut.

Kush duhet të interesohet për këta?

Kush do ta kuptojë le ta kuptojë, kush jo…?

/Sh.Z. Shekulli



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *