• |
ide | kryesore

Vrasja në Laç, reagon zyrtarisht policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka reaguar zyrtarisht për vrasjen e 55-vjeçarit Pilot Rroli mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Laçit.

Lexo më tej: Vritet me armë zjarri brenda makinës së tij 55-vjeçari në Laç 

“Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.” 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *