• |
ide | kryesore

Rithemelimi i një partie “anti-amerikane” 

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Së paku për një gjë Lulzim Basha paska pasur të drejtë, kur paralajmëroi se kuvendi i mbledhur nga shumica e delegatëve demokratë, do të ishte një tubim “anti amerikan”. Që prej ditës së largët të shtatorit 2013, kur mijra qytetarë shkuan të protestojnë përpara selisë së rrugës së Elbasanit, për të mos lejuar sjelljen në Shqipëri të armëve kimike të Bashar al Asadit, ky qe rasti i dytë që në Shqipëri mbahet një manifestim kundër asaj që kërkohet nga Uashingtoni zyrtar.  

Dhe meqenëse me mendësinë prej vasali, ne jemi mësuar që të gjithë ata që nuk pajtohen me një vendim të administratës së SHBA ti etiketojmë automatikisht si “anti- amerikanë”, po, ajo që ndodhi këtë 11 dhjetor ishte e tillë. Shumica e partisë më të madhe të opozitës, sot ka deklaruar me votë se është kundër qëndrimeve të mbajtura nga diplomacia e SHBA-së në vitet e fundit.

Lexo me tej:

Goditja surprizë e Berishës/ Referendum për shkarkimin e Bashës në 18 dhjetor

Dhe kjo kthesë e fortë, e pandodhur ndonjëherë në këtë vend, të cilin shumëkush e ka qesëndisur për idhujtarinë e treguar ndaj superfuqisë, nuk është një rrufe në qiell të pastër. Ajo nuk është as e lidhur vetëm me fatin e Berishës apo shpalljen e tij “non grata”. Ajo është pasojë e një politike afatgjatë, për të mbështetur me çdo çmim një regjim kleptokratik, pa pyetur fare se çfarë ndjejnë, shikojnë dhe prekin për ditë shumica e popullsisë. 

Për të vërtetuar këtë le të logjikojmë nga e kundërta. Le të supozojmë për një moment sikur Berisha vërtet të ishte shpallur non grata, por ndërkohë, në 25 prill, të kishte ndodhur rotacioni i pushtetit, që edhe vetë Basha e pranon se u pengua nga amerikanët. 

Pra, le të ngrejmë pyetjet: a do të kishte këtë reagim plebishitar pro Berishës PD-ja, nëse ajo do të qeveriste sot vendin? A do ta kishin braktisur Lulin deri në këtë pikë, nëse ai do të kish qenë kryeministër?

Ç’do njeri me logjikë normale nuk e imagjinon një hipotezë të tillë. 

Berisha, sot do të shihej si një pensionist i padëshëruar dhe i harruar në fatin që i kishte përcaktuar Blinken, nëse, më parë, diplomatat amerikanë në Tiranë nuk do të kishin amnistuar mbushjen e shqiperise me droge në kohen e Saimir Tahirit, nuk do të kishin përshëndetur kapjen e Gjykatës Kushtetuese në kundërshtim me atë që thoshte Venecia, nuk do të kishin shpallur hero të reformës në drejtësi prokurorin e fundit stalinist të komunizmit, nuk do e kishin lejuar Ramën të kërcënonte me mosdhënie vizash për të kapërcyer Atlantikun, ata që do prishinin zgjedhjet e tij moniste, nuk do e kishin përkrahur qeverinë të griste 5 qershorin dhe nuk do e kishin përshëndetur si historik, mandatin e tretë të grabitur nga rilindja.  

Sot, Sali Berisha, po mbështetet nga shumica dërmuese e militantëve të PD, jo vetëm për nostalgjinë e së shkuarës dhe lidhjes patriarkale që ai ka vendosur prej vitesh me ta, por mbi të gjitha sepse njolla si i korruptuar dhe minues i demokracisë, që u kërkua ti vihej mbi shpinë, po perceptohet nga shumëkush si një zgjatim i strategjisë diplomatike të shuarjes së opozitarizmit në favor të regjimit. 

Pikërisht për këtë arsye, ky 11 dhjetor i renditi masivisht demokratët pas tij duke i revokuar mandatin të gjithë atyre që silleshin si opozitarë kukulla në një republikë bananesh.

Pra në këtë kuptim, duke pranuar të “hanë bar”, pa u tutur të rikthejnë në krye të tyre një lider të damkosur dhe pa hezituar ti rrëmbejnë vulën atij me të cilin Yuri Kim preferon të pijë kafe, shumica e demokratëve vendosën të hyjnë në një kurs “anti- amerikan”.  

Fjalët e rënda të Berishës kundër ambasadores Yuri Kim

Natyrisht, duke bërë këtë, ata e dinë se kanë vënë një bast të vështirë dhe kanë nisur një sfidë të pamundur. Shumëkush është i ndërgjegjshëm se tani përballja me regjimin e Ramës do të jetë edhe më e gjatë edhe më e mundimshme. 

Por, kjo nuk qe një zgjedhje e lirë, ajo qe rruga e vetme  përmbi të cilën u dënuan të ecin. 

Dhe ata u treguan të gatshëm për këtë vetësakrifikim duke e përdorur harakirin e tyre për të dërguar dy mesazhe të qarta. Të parin në formë pyetjeje drejtuar shqiptarëve, nëse vazhdojnë të jenë të gatshëm të nënshtrohen përballë padrejtësive, kur ato u impnohen nga të mëdhenjtë. Dhe të dytin, ndaj atyre që arrijnë ti dëgjojnë përtej Allantikut, nëse ia vlen lindja në këtë vend e një sentimenti “anti-amerikan”, vetëm për hir të mbrojtjes së një bande kleptokratësh.  

©Lapsi.al



56 Comments

  1. Bushat, shkrimi ka shume pika me te cilat shumica dakordesohen, por ka edhe te atilla qe prape shumica e njerezve nuk jane dakord. Ajo pika ku thua se lufta me rregjimin e Rames veshtiresohet, nuk duket aq e sakte. Arsyeja, eshte se njerezit e dine qe Berisha nuk e ka frike Ramen dhe po ashtu nuk shitet tek Rama sic presupozohet te kete bere Basha deri me tani. Ndoshta eshte e gabuar, por shqiptaret pane se cfare ndodhi me bashkombasit ne anen tjeter te kufirit. Abdullah Hoti, qe beri pazare me amerikanet, u zhduk nga skena politike, nderkohe qe Albin Kurti qe iu qendroi amerikaneve dhe amerikanet e rrezuan, fitoi zgjedhjet me maxhorance absolute. Dhe popull me proamerikan se shqiptaret e Kosoves, nuk dii te kete ne kete planet. Por jo vetem kaq. Edhe Albin Kurti dhe LVV u ridimensionuan pas me pak se nje viti, ne zgjedhjet lokale. Prandaj per demokratet duket se do jete me e lehte perballja me Ramen tani, se sa kur kishin ne krye nje person qe iu fuste thiken pas shpine. Do shihet ne zgjedhje se si do dale PD qe ka shume mundesi te marre nje nder rezultatet me te mira pas vitit 1992 duke perjashtuar masakren elektorale te 1996, kuptohet…

    1. Albini nuk u rezistoi dot amerikaneve mor zoteri jo. Por Gjermania qe e krijoi dhe Albinin politik. Dhe kjo lufte pas perdes ndermjet BE dhe SHBA vazhdon. Kur amerikanet rekrutuan Ramen nga fundi mandatit te tij te pare, Merkel dhe gjermanet u ndjene pabesine e nje kameleoni te regjur-Ramen. Ndersa Rama ndermjetesoi me lidershipin e luftes ne Kosove dhe Thaci u nis per te firmosur, BE pershpejtoi arrestet permes Hages dhe ua dogji letrat shefave ne DASH. Hoti u perkul ashtu sic pritej por pancerat gjerman me Kurtin e fshine tak fap. Tashme qe Albini mori nje goditje ne lokalet duke u perballur serish me korporaten amerikane pas “fituesve” ka nje hapsire per ta rrezuar. Por Germania zgjodhi nje kancelar te ri dhe fshesa amerikane eshte standby ndaj Albinit. Surpriza ishte Maqedonia ku Zaevit ju moren kembet dhe ra. Sapo u dorehoq ne darke, ne mengjez ustallaret e DASH ja ngriten moralin. Ne Shqiperi tashme po zhvillohet nje beteje si e Davidit dhe Golias. Te paaftet e DASH as qe e llogariten pa ndikim nje plak si Berisha kur nisen e projektin Rama Vucic dhe Ballkanin e Hapur (coptuar). Si duket, kur pane se kishte ndikim dhe e kercenuan te heshte, Sala me gjasa u ka kerkuar favore politike kunder Rames por ka kuptuar qe torren Rama ata nuk e leshonin. Ndaj dhe Sala u ka treguar deren. Kur Berisha e ka ngritur retoriken, zyrtarucet e Washingtonit e kane bere planin e therjes se tij politike me nje non grata. Si surprize per Salen ka qene thika pas shpine e shegertit te tij personal-Lulzim Bashes. Ndoshta nga pakujdesia ose nga pleqeria as qe e ka pritur pasimin e ngjarjeve. Kuptohet, shoket e shoqes Kim e kishin rekrutuar me kohe e vakt Lulin e Sales dhe ishte ceshtje kohe aktivizimi i tij. Dhe e aktivizuan. Dhe Basha do te vazhdoje detyren e tij deri ne asgjesim te Saliut. Nese Berisha perthyhet ose nese antaresia e le ne balte ka nje shanc qe projekti amerikan te avancoje. Nese gjermanet nuk perzihen. Ne te kundert, ato do aktivizojne kedo prokuror qe do te marre persiper ne SPAK apo te Tiranes dhe godasin fort Berishen. Kuptohet qe kete e kane te fundit duke ditur qe tensioni do pasoje gjithashtu.

    2. One minute, please, kush eshte USA?! Cfare dobie kemi pare prej USA, ne, si shqiptare, ne 31 vite, pervec se na solli; korrupsionin, kleptokracine, pseudo-elitat sorosiane, drogen, mafien, degjenerimin lgbt, martesat mashkull me mashkull, shkaterrimin e shoqerise, transferimin e parave te korrupsionit/droges/krimit ne bankat e USA, legjitimimin dhe mbrojtjen e cdo krimi qe bejme sherbetoret dhe puthadoret e saj, USA mbrojtesja e armikut me te madh te Shqiperise dhe te shqiptareve, edvin kristaqin & banden e tij, fundja USA eshte vendi i al Cappone-s dhe i Escobar-eve, nese ke popullin me vete USA te ruan burgaxhi Spartak Ngjelen, nese te mbeshtet mileti, USA te hane Frrok Cupin. USA sillet si nje lavjeres qe tenton gjithmone drejt forces dhe pushtetit, nese USA ka interesa dhe Shqiperia ka interesat e saj, nese USA s’ka miq por vetem hyzmeqare, vasale te ulet, atehere zbresin ca cobene, me shapka plastike, nga Malet Hindukush dhe ia tregojne vendin USA. Ne shqiptaret kemi 31 vite qe po poshterohemi, vidhemi nga USA, ne shqiptaret duhet qe per cdo te keqe te bejme fajtore USA sepse ajo i sjell, i promovon, i mban, i mbron te keqen ne pushtet, kush e mbron narko-banden, kush e mban ne pushtet, se shqiptaret jo se jo, a jam anti amerikan, se di, per nje gje jam i sigurt, jam pro shqiptar, me interesojne vetem interesat e Shqiperise, te vendit tim!

    3. Po lerini o të uruar shqiptarë këto medësitë e blerjes e të shitjes apo të tradhëtarëve që bashkëpunijnë me “të huajtë”.
      Është një mendësi pseudo patriotike që u mboll e u kultivua nga propogandat enveriste.
      Për një vend shumë të vogël si Shqipëria, do të ishte katastrofale siç edhe rezultoi me 45 vitet e izolimit të diktaturës komuniste, uzolimi e qëndrimi kundërshtar me shtetet e fuqishme.
      Partia komuniste e Enverit, ndonëse gjatë luftës së dytë botërore e quante veten pjesë e koalicionit antifashist anglo amerikan, e që po e rikujton tani këtë fakt, vetëm pas një viti e shpalli këtë koalicion si armikun më të madh të Shqipërisë. Nga 1946 deri në 1949, jo vetëm u lidh në koalicion të ngushte me Jugosllavinë e Titos, por rrezikoi ta kthente Shqipërinë në republikën e shtatë të saj..
      Pas 49-ës, “vëllain” e gjeti tek Stalini e më pas tek Maoceduni derisa në dhjetë vjeçarin e fundit përfundoi i izoluar nga të gjithë shtetet e botës.
      Përfundimi i “Luftës së ftohtë” me përmbysjen e regjimeve diktatoriale komuniste, e futi edhe Shqipërinë në sistemin demokratik kapitalist perëndimor.
      Jo më Shqipëria që kishte ngelur dyqind vite prapa në zhvillimin ekonomik e kulturor me perëndimin, por edhe shtete të tjera ish komuniste lindore kjartazi kishin ngelur shumë prapa në zhvillin e tyre krahasuar me perëndimin..
      Këto tridhjet vitet e fundit, ato shtete lindore që u lidhën me perëndimin e u distancuan tërësisht nga mendësia komuniste, kanë bërë hapa gjigande në zhvillimin e ekonomisë ndërsa në Shqipëri që ish partia e punës u trajtua si “parti e re” me emrin e ndryshuar në parti socialiste, e partitë e djathta që patën edhe ato në përbërje të tyre ish komuniste e ish agjentë të sigurimit, ndonëse në retorikë paraqiteshin si pro perëndimorë, në mendësi e në ndërgjegje kishin ngelur me adhurimin e kultit të individit., e kundërta e demokracisë..
      Duhet ta pranojmë ama që edhe në Shqipërinë me një ecje ttepër të ngadaltë në sistemin e vlerave të demolracisë, këto 30 vite kanë sjellë ndryshimë të mëdha progresive në përmirësimin e përgjithshëm të nivelit ekonomik të jetesës, por edhe të nivelit kulturor
      Janë me mijra studentë që kanë përfunduar studimet e tyre të larta në universitetet më të shquara të Europës perëndimore e të SHBA.
      Shqipëria nga një vend “i pa angazhuar” e me paranojën enveriste se do të mbroheshim nga sulmi bërthamor nga armiqtë me bunkerët, ka vite që është nën ombrellën mbrojtëse të NATO-s,
      Deri tani shyqyr Zotit nuk i ka dalë nevoja Shqipërisë së vogël që të mbrohet nga NATO, ama gjysma e kombit shqiptar në Kosovë e Maqedoni, në të parën është fituar pamvarësia e në të dytëm shqiptarët kanë fituar të drejtën e kombit shtetformues.
      Pamvarësisht se cila parti ka presidentin në SHBA, ky vënd i fuqishëm demokratik na ka dalë ne shqiptarëve gjithnjë në mbrojtje.
      Deri më tani, akoma nuk është shoqëruar vendimi i qeverisë amerikane për shpalljen “non grata” me akuzat për korrupsion e lidhje me krimin për Berishëm me fakte konkrete, por ama ka deklarata të kjarta nga zyrtarët e lartë, se nëse Partia demokratike shqiptare do të udhëhiqet përsëri nga Berisha, qeveria amerikane nuk do ta mbështesë më këtë parti
      Është apo nuk është i drejtë ky vendim i DASH për Berishëm, e pata miratuar si “burrëri” të tij vendimin për ti dalë zot vetes në pafajsi në rrugë gjyqësore e në fakt Basha me konseguenca të mëdha në besimin ndaj tij, ju bind pjesërisht kërkesës amerikane për ta larguar ish shefin e tij nga grupi parlamentar i PD.
      Them “me konseguenca” për Bashën, pasi është fakt se militantët e vjetër të PD e konsiderojnë Berishën si perëndi e kjo u provua edhe me foltoret pa shkuar në “kongresin futbollistik” në staduiumin e Ramës.
      Ndër fjalët e para të përshëndetjes së Berishës për turmat e ndjekësve të tij në stadium, ai tha :
      ” Në këtë stadium të shkëqyer madhështor ……. etj, etj, duke haruar se për këtë stadium që ka qenë një objekt historik i sportit shqiptar e që Rama ja zhduku vlerat historike kombëtare, ai dhe Partia demokratike kanë bërë një fushatë të madhe demaskuese kundër Ramës.
      Unë nuk di në fakt ndonjë rast që edhe kongreset e Kinës komuniste me një popullsi prej një miliard e gjysëm banorë, të jenë zhvilluar në stadiume..
      Një kongres partiak që mer vendime shumë të rëndësishme për “rithemelimin” e kësaj partie, në një stadium futbolli, duke rrëzuar perfaqësinë e saj të zgjedhur me vota të rregullta, me votime ilegale e pa arbitër në votime, nuk mund të përbëjë si argument juridik, mbrojtjen e Berishës nga akuzat e Dash, përkundrazi mund të konsiderohet si një fakt që motivon ato akuza.
      Vërtetë që doli fjala e Berishës se në “ndeshjen e skuadrës së tij me skuadrën e Bashës”, fituese doli skuadra e Berishës.
      Por a keni parë ndonjherë që dy skuadra futbollistike të ndeshen në stadium pa asnjë albitër e këtë rol ta luaj vetëm njera skuadër ?
      Faktikisht në ate stadium nuk patëm dy skuadra , por vetëm një, e cilido njeri me gjykim normal do ta quante më të rregulltë në këkesat demokratike, kongresin e kërkuar nga udhëheqja legale e PD, ku të ishin të pranishëm dy palët e aty

      1. Pra nese fiton Berisha, USA nuk do tambeshtese PD – ne.. Pse qe tani ca ka bere? Mos valle demokrateve u mbeti ndonje mundesi tjeter?

        1. Puna është more “tahipi” a “tazbriti” se ti me ate mendësinë tënde fshatareske , kujton se Amerika ështe një fshat njëlloj me fshatin tënd përballë.. e ish kryeministri i Shqipërisë Berisha , mund ti bëjë karshillëk kryeministrit aktual të SHBA, z.Blinken.
          Nëse do të flas me ate gjuhën tënde me “tahipi” që ta kuptosh edhe ti, po të them se as e çan mender me thënë prapanicën ndonjë zyrtar i lartë i SHBA për “sovranitetin” pas të cilit fshihet Berisha.
          Nëse një shtet, veçanërisht një shtet i vogël si Shqipëria , i gëzohet pranimit të saj në NATO, ka nënshkruar edhe dorzmin e një pjese të sovranitetit, për të shmangur rrezikun më të madh, pushtimin ushtarak nga ndonjë vend agresor si Serbia.
          Sigurisht që edhe mua nuk më vjen mirë që një shoqatë civile thërret në SHBA një mafioz si Rama për ti dhënë fletë lavdërimi se ka strehuar 1000 emigrantë afganë, e shpall non grata një lider të demokracisë shqiptare, që ësjtë pritur me nderime nga disa presidentë.
          Nul dij që SHBA të ketë shpallur non grata ndonjë udhëheqës të ndonjë partie antikomuniste në Europë. e nëse e ka bërë këtë me Berishën, them se do të ketë pasur arsye për faje të rënda të Berishës, ose është keqinformuar me dashakeqësi nga armiqtë e tij., ashtu edhe siç ka deklaruar edhe vetë Berisha.
          Problemi është se pse u nxitua Berisha që të përçajë partinë demokratike duke kujtuar se me këtë do të tërhiqej DASH nga vendinmi i tij ?
          Nëse është një politikan i pastër por edhe i zgjuar, duke e kuptuar siç thotë ai që ky vendim është produkt i gënjeshtrave të Ramës e të Sorros, e duke hapur një proëes gjyqësor në Francë për këtë, përse nuk priti që ky proçes të përfundonte, por ju vërsul me tërbim politikanit më të preferuar të tij, Bashës, për ta sulmuar edhe me thashethemet e Ramës e Ballës e për të bërë edhe komedinë e stadiumit të Ramës ku bëhet një votim i pashembullt për ta shkarkuar ate, gjoja me votim të fshehtë, por të pa kontrolluar nga ndonjë arbitër i pa anshëm ?
          Ja po i besoj ndershmërisë së Berishës, por nuk mund ti besoj ndershmërisë së disa personazheve të niveleve të ulta morale e intelektuale që janë marë me organizimin e përpilimin e listave të kandidatëve.

          1. Jeni ju laviret gay te LGBT qe vdisni oper Usa se e dini qe pa te do tu shkerdhejme rracen

    4. Si zoti Lubonja, ashtu edhe zoti Bushati, per te cilet kam respekt per integritetin profesional, keto kohet e fundit sidomos, shtrojne pyetjen: sesi erdhem deri ne kete pike, qe Berisha te shihet perseri, nga nje pjese e konsiderushme e shqiptareve, si shprese?
      Pastaj, sugjerojne qe, pikerisht ketu, do te duhet te fokusohet analiza serioze per ngjarjet e fundit politike , protagonist i te cilave eshte Berisha.
      Ne funksion te analizes, kjo eshte e drejte por, nuk eshte e plote, nese nuk do te pasohej me nje pyetje tjeter: a eshte ne interes te zhvillimeve demokratike ne Shqiperi, ne interes te shoqerise shqiptare, kjo shkundje politike qe solli levizja e Sali Berishes?
      Une mendoj qe kjo pyetja e dyte, eshte po ashtu ne funksion te analizes, por ne dallim nga e para, eshte edhe e dobishme per zhvillimet ne te ardhmen.
      Vete mendoj qe levizja politike qe solli protagonizmi i Berishes, jo vetem e paprecedente por, eshte edhe shume e dobishme per zhvillimet politike ne te ardhmen, ne kuptimin e ndryshimit per mire te demokracise ne vend.
      Pavaresisht arsyeve, motiveve, qe ne raste te tilla kur si pasoje lind nje gje e rendesishme e humbin krejt valencen e tyre, kjo qe beri Berisha me Foltoret dhe me zhvillimet si pasoje ne PD, jo vetem qe do ta demokratizojne pakthim vete kete parti, por impakti i saj do te jete i pashmangshem edhe ne gjithe partite politike , sidomos, dhe c’eshte me kryesorja ne Partine Socialiste.
      Eshte nje proces, te cilin edhe po te mundohej vete shkaktari i saj qe ta anullonte, pra Berisha, do te ishte mision i pamundur tashme.
      Keto zhvillime ne kampin blu, jane nje pasqyre e madhe, ku Partia Socialiste, Edi Rama vete dhe te gjithe socialistet, shohin vetveten: Partia Socialiste nje parti qe ka shekuj ku nuk zhvillohen zgjedhje, aq sa duket se eshte harruar edhe vete kjo fjale; Edi Rama , nje autokrat qe drejton partine e tij me dore te hekurt, ndaj te cilit as qe mendohet qe ndokush nga te tijte t’i beje ndonje kritike, qofte edhe me humor, pale pastaj si ato te dikurshmet alla Islami-Malaj-Blushi; dhe socialistet qe e shohin veten nje turme pa goje, memece, qe jo vetem qe nuk ka asnje ankese ndaj udheheqesit te madh, perkundrazi, lincon cdokend qe ve qofte edhe ne dyshim lumturine e saj iluzive; per keta te fundit, sidomos, zhvillimet ne kampin tjeter, jane si nje pasqyre gjigande, ku shohin mbretin e tyre, partine e tyre, vete veteveten e tyre lakuriq; kane qene ne gjendje hipnoze, besoj se nuk do te mund te jene me.
      Sidoqe te ndodhe, cfaredo qe te ndodhe, absolutisht, dhe kete e them me bindje, asgje nuk do te jete si me pare pasketaj, si ne politiken ashtu edhe ne mbare shoqerine shqiptare. Ne kuptimin e mire te fjales.
      Per kenaqesine e berishisteve, per marazin e antiberishisteve, Sali Berisha, me shume se per gjithcka tjeter, do te mbetet ne histori , pikerisht per kete qe po ben keto kohe.
      Historia njeh shembuj te shumte udheheqesish, apo qofte edhe sundimtaresh, anekend botes qe, pavaresisht dritehijeve te shumta qe kane pasur, jane bere te njohur, jane bere te famshem vetem per nje gje te madhe, te mire qe kane bere.
      E di qe ekrani kaq afer ne syte tane, e ben te veshtire per shumicen e njerezve dhe pothuaj te pamundur per ata qe nuk duan ta shohin dhe qe kane nje jete qe urrejne Berishen, qe ta shohin keshtu sic po e shoh une.
      Por, kur ta kuptojne se kjo eshte nje gje qe shkon edhe pertej Berishes, kur ta mendojne me qete, dhe ne nje sens me filozofik, do ta kuptojne qe individe te vecante shpeshhere jane instrumente te ironise se historise, te cilet ajo i perdor instrumente, apo tools, duke u dhene rolin e protagonistit; per sherbimin qe i bejne kesaj , ironise se historise pra ( fetaret le ta kuptojne kete ne menyren e tyre origjinale), ata marrin shperblimin e hyrjes ne histori.
      Fjalet me siper, mund te ngjajne te medha por, e them me sinqeritet dhe jam i bindur per kete. Gjithsesi, ironia e historise na prek te gjitheve, pa dallim.

      1. Skypioni na ben filozofi dhe na tregon qe foltorja e Berishes duhet te frumezoje jo vetem demokratet por dhe socialistet, pse jo dhe demokratet dhe republikanet Amerikane. Nje ish komunist, sekretar celule, shok i ngushte me djalin dhe nusen e djalit te diktatorit, promotori i zgjelljeve me te keqija te vitit 1996, katastofes ekonomike dhe te shtetformimit te vitit 1997, te sulmeve ndaj kryeministrise se vitit 1998, ai qe vrau, nxori nga partia, dhe shau me fjalorin me banal gjithe bashkepunetoret e vet nder vite duke filluar me Azem Hajdarin e Pjeter Arbnorin dhe deri tek Presidenti Topi, tani ne se fundi eshte bere udheheqes i mire qe duhet te marin shembull jo vetem Rama krimineli por gjithe udheheqesit e tjere ne bote. Llogjike e mbrapshte. Ne Shqiperi pjesa me e madhe e brezit mbi 45 vjec jane me mendime komuniste pavaresisht se cfare partie i perkasin. Vetem Berisha me teser komuniste eshte sheruar nga virusi komunist. Cudi e madhe. Te na thote se cfare kure ka bere qe tjua japim dhe Rames, dhe anaterave te te dyja pastiche te medha se keshtu dhe shpetojme njehere e mire nga te gjithe te keqijat qe te dyla partite I kane bere ketij populli

  2. YMER GELBAZA KELLIRA JA VJEDHE FOTOT ARMINA MEVLANIT DHE IK E SHKONE NE ZYRE TE EDI RAMES DHE MASTURBOJN ME FRROK CUPIN thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA KUR MASTUBON NGA KARI NXJERR
    QELBESIRE
    MUT DHE QIME NGA BYTHA E FRROK CUPIT
    MUT DHE GJAKE TE PERZIER ME NJE NGJYRE SO TE VERDHE

  3. “ Dhe të dytin, ndaj atyre që arrijnë ti dëgjojnë përtej Allantikut, nëse ia vlen lindja në këtë vend e një sentimenti “anti-amerikan”, vetëm për hir të mbrojtjes së një bande kleptokratësh.”

    Kjo është perla e Bushatit. 3 milion njerëz i ka një lagje e vogël e New Yorkut. ‘Të dëgjojnë Amerikanët’ – këlthet Bushati – ‘zërin gjëmues të një përsoni tl korruptuar në palce, në Shqipërinë e largët’.

    Ky është koqe komplet, po shyqyr thuaj që ky dhe sorollopi i këtij janë aq largë pushtetit sa ç’janë Partia Komuniste e Shqipërisë. Në fund fare, nuk janë aq ndryshe nga njëri tjetri.

  4. Është e rëndësishme që kur merr iniciativa politike si Kuvend, emrat kanë shumë rëndësi. Aty brenda listës me 29 emra gjen sorosianë dhe anti-sorosianë. 5 ose 6 i di unë. Gjen spiuna të sigurimit të shtetit. Gjen dhe burra të ndershëm. Ky konglomerat nga vjen, ku janë filtrat e zgjedhjes dhe kush e mori përgjegjësinë e kësaj zgjedhje.

  5. YMER GELBAZA KELLIRES I JANE MBUSHUR KOQET ME QELBESIRE MUTI I JANE BERE SA KOKA E TAO PALLES DHE GREG KRISTAQ RAMES thotë:

    ZOTI BUSHATI A ESHTE E VERTET SE KUR E SHQELMUAN YMER GELBAZA KELLIREN NE KOKE DHE KOQE KU E KENI NDIHMUAR DUKE E SHURRUAR NE SURRAT PER TI LARE GJAKUN YMER GELBAZA KELLIRES

  6. Ke thene shume te verteta Bushat por per aresye te tyre mbeshtetja e nje partie antiamerikane ne shqiperi eshte me teper se diabolike. Pse nuk thua se duhen te qerohen te gjithe zullumqaret e ketyre 30 viteve. Riciklimi i se keqes vetem e mban shqiperine e shqiptaren ne spiralen e fatkeqesise kombetare, dhe nese kete deshiron, Zoti te meshirofte.

  7. Pa Amerikën nuk ka Shqipëri, lëre pastaj PD e këto tjerat. Ne si popull jemi unik në Ballkan. Në të tre anët jemi të rrethuar me sllavë. Në anën tjetër kemi botën Greke, dhe pastaj Italinë. Katër nga këta shtete i kemi aemiq të betuar. Në rastin e parë kur Shqipëria të jetë në rrëmujë, ata sulmojnë. Sot kemi dy shtete Shqiptare vetëm në saje të Amerikës. Duhet të jesh analfabet i theksuar mos ta dijsh këtë. Kemi rrugë dhe sheshe me emra presidentësh Amerikanë.

    Për ne, si Shqiptarë, miqësia që kemi me Amerikanët është jetike në atë mënyrë që nuk është për shtetet tjera që kemi rreth e rrotull. Ne jemi 3 milionë, me 3 – 4 milionë të tjerë të shpërndarë në shtete të tjera. Siguri jpnë kombëtare është komplet e varur nga USA. As Gjermanët, as Francezët as Italianët nuk janë aleatë të qëndrueshëm sa ç’është Amerika. Është shans i madh që i kemi. Dhe është budallëk historik dhe dritëshkurtër në maksimum për interesat tona jetike ta përdorim këtë aleance si mish për topin e Berishës apo kujtdo tjetër.

  8. Pa Amerikën nuk ka Shqipëri, lëre pastaj PD e këto tjerat. Ne si popull jemi unik në Ballkan. Në të tre anët jemi të rrethuar me sllavë. Në anën tjetër kemi botën Greke, dhe pastaj Italinë. Katër nga këta popullësi i kemi armiq të betuar. Në rastin e parë kur Shqipëria të jetë në rrëmujë, ata na sulmojnë. Sot kemi dy shtete Shqiptare vetëm në saje të Amerikës. Duhet të jesh analfabet i theksuar mos ta dijsh këtë. Kemi rrugë dhe sheshe me emra presidentësh Amerikanë.

    Për ne, si Shqiptarë, miqësia që kemi me Amerikanët është jetike në atë mënyrë që nuk është për shtetet tjera që kemi rreth e rrotull. Ne jemi 3 milionë, me 3 – 4 milionë të tjerë të shpërndarë në shtete të tjera. Siguri jonë kombëtare është komplet e varur nga USA. As Gjermanët, as Francezët as Italianët nuk janë aleatë të qëndrueshëm sa ç’është Amerika. Është shans i madh që i kemi. Dhe është budallëk historik dhe dritëshkurtër në maksimum për interesat tona jetike ta përdorim këtë aleance si mish për topin e Berishës apo kujtdo tjetër.

  9. Sipas grupit berishist brenda PD, kanë qenë 4934 delegatë të pranishëm në Kuvendin kombëtar në stadiumin “Air Albania” dhe nga ky total, thonë ata, 4491 kanë votuar në këtë Kuvend dhe 4446 prej tyre janë pro shkarkimit.

  10. PD e votuan 620,000 shqiptar, Saliun e mbeshteten te stadjumi 4200 -5000 shqiptar, ku e gjete se eshte shumica e Pd me Saliun?. Akoma beson te peralla e 200 petritave te Enver Hoxhes? Vertet beson se 4200 te mjeret e Saliut do nisin nje revolucion te suksesshem antiameriakan ne shqiperi?. Akoma besoni te revolucionet llumpenproletare?

    1. O idiot, në stadium ishin DELEGATË, jo votuesit e PD.

      Edhe unë e mijra të tjerë nuk ishim në Stadium por jemi votues konsekuentë të djathtë.

  11. Kjo mania per te qene vasal te burokrateve te te huajve duhet te marre fund.
    Del e tepron vasaliteti ndaj Jugosllaveve, Sovjetikeve, Kinezeve per te kuptuar qe e mira nuk importohet por eshte prodhim vendi

    1. As Kina, as Jugosllavia as Bashkimi Sovjetik nuk kanë bërë ndonjë gjë për ne. Amerika në anën tjetër, të dy shtetet Shqiptare egzistojnë sot nga Amerika. Që ti vëmë pak gjërat në perspektivë.

      1. Kina dhe Bashkimi Sovjetik te ushqeu, te mbathi, te hapi uzina dhe fabrika, shkolla dhe universitete, miniera dhe rafineri, bujqesi dhe industri dhe cdo gje e bene puthuajse falas kjurse Amerika te ka shkerdhyer dhe te ka rrjepur duke te bere 1997 dhe duke te rrjepur gjithe pasurite koimbetare, Amerika dhe Anglia donin te te copetonin ne 1945 dhe boll na cate trapin me injorancen tuaj servile te peshtire se kete vend e Shpetoi Rilindja Kombetardhe AustroHungaria

        1. O shoku veteran, lexoji me kujdes edhe librat e enverit për shpalljen e Pavarësisë po deshe, ishte Rusia ajo që paraqiti projektin e kufijve të Shqipërisë nga Mati në Vjosë, ndërsa Austro-Hungaria paraqiti projektin që përfshinte shumicën e trojeve shqiptare.

          BS jo Rusia të përdori si mashë , njëlloj siç përdor sot Serbinë për kundërpeshë ndaj Perëndimit.

  12. One minute, please, kush eshte USA?! Cfare dobie kemi pare prej USA, ne, si shqiptare, ne 31 vite, pervec se na solli; korrupsionin, kleptokracine, pseudo-elitat sorosiane, drogen, mafien, degjenerimin lgbt, martesat mashkull me mashkull, shkaterrimin e shoqerise, transferimin e parave te korrupsionit/droges/krimit, ne bankat e USA, legjitimimin dhe mbrojtjen e cdo krimi qe bejme sherbetoret dhe puthadoret e saj, USA mbrojtesja e armikut me te madh te Shqiperise dhe te shqiptareve, edvin kristaqin & banden e tij, fundja USA eshte vendi i al Cappone-s dhe i Escobar-eve, nese ke popullin me vete USA te ruan burgaxhi Spartak Ngjelen, nese te mbeshtet mileti, USA te hane Frrok Cupin. USA sillet si nje lavjeres qe tenton gjithmone drejt forces dhe pushtetit, nese USA ka interesa dhe Shqiperia ka interesat e saj, nese USA s’ka miq por vetem hyzmeqare, vasale te ulet, atehere zbresin ca cobene, me shapka plastike, nga Malet Hindukush dhe ia tregojne vendin USA. Ne shqiptaret kemi 31 vite qe po poshterohemi, vidhemi nga USA, ne shqiptaret duhet qe per cdo te keqe te bejme fajtore USA sepse ajo i sjell, i promovon, i mban, i mbron te keqen ne pushtet ne sistem. Kush e mbron narko-banden, kush e mban ne pushtet, se shqiptaret, jo se jo?! A jam une anti amerikan, se di, per nje gje jam i sigurt, jam pro shqiptar, me interesojne vetem interesat e Shqiperise, te vendit tim!

    1. Nuk ofendoj dot kurrë ata që janë patriotë, siç thua që je. Por, për çfarë ka bërë Amerika për ne, duhet të lexosh historinë – e para – dhe e dyta duhet të lexosh çdokënd studiues, analist, akademik që nuk ka afersi partiake. Nëse i bën të dyja, do e kuptosh.

  13. YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN E TURPIT FAMILJAR EDI RAMES PER INCESTIJ QE NDODHI KUR KRISTAQ RAMA E PALLOJ GRUAN E EDI RAMES DHE E SOLLI NE JETE GREG KRISTAQ RAMEN thotë:

    ZENI I BABIT E KA ARMINA MEVLANIN NE KREVATE,YMER GELBAZA KELLIRA E KA FRROK CUPIN ME FLOKE TE GJATA NE KREVATE HAHAHA HAHA

  14. Bravo Bushat!Si gjithmone ti çon uje ne mullirin e Rames,tani keshilloji keta talibanet qe perkrahin plakun e pjerdhur te ngrihen ne revolucion,ashtu siç bere para 2 vjetesh me Bashen dhe fundi dihet,Rama perjete ne pushtet…

  15. YMER GELBAZA KELLIRES NUK I OFROHET ASKUSH SE I MBAN GOJA ERE MUTI -KUPTOHET NGA BYTHLEPIRJA VITE ME PARE SALI BERISHES DHE TANI EDI RAMES thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH KRESHNIK SPAHIUT SE KA MARR LEJE NE AMBASADEN E SHBA-se NE TIRANE

  16. Dhe të dytin, ndaj atyre që arrijnë ti dëgjojnë përtej Allantikut, nëse ia vlen lindja në këtë vend e një sentimenti “anti-amerikan”, vetëm për hir të mbrojtjes së një bande kleptokratësh.
    Pyetja eshte me vend se banda e kleptokrateve ekziston. Por …njesoj nuk ja vlen nje sentiment antiamerikan per te mbrojtur interesat e vetem nje njeriu Sali Berishes.

  17. Kemi hyrë në fazën e “legalizimit” të ndërtesës së re të Sali Berishës. Emri ka pak rëndësi, duhet vula dhe firma e gjykatësit. Kemi hyrë gjithashtu edhe në marrjen totalisht dhe zyrtarisht përsipër nga ana e fraksionit më të ri, të hallit personal të Doktorit me amerikanët. Mjafton të shohësh sesi gjysma e fjalimit të Berishës, që duhej të inauguronte partinë e re demokratike, u mor me Departamentin e Shtetit, ambasadoren Kim dhe Xhorxh Sorosin.

  18. YMER GELBAZA JA FUT LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES,KURSE KARIN NE BYTH EDI RAMES DHE ALEXANDER VUCIC thotë:

    YMER IK FUTJA LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES SE FUNDI I FUNDIT ARY E KE FUT LLAPEN NE BYTH PER HERE TE PARE HAHAHAHA HAHA

  19. karlliqe malokesh! Sali Berisha ka vetem nje fund …Burgun dhe sndryshon dot asgje as me floktoret as nevojtoret qe mbledh dhe bertasin si skizofren kundra Amerikes As i plas Salehut as per PeDen as per te ashtuquajturit demokrat Ai do vetem te shpetoj lekuren e vet dhe dy shimpazete qe ai quan femije e kurven serbe slobodanka

  20. Ftoj zyrtarët e DASH të rishikojnë vendimin e tyre, sepse arroganca e gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë.
    Ju garantoj ju se do vazhdoj i palëkundur misionin për të përmbysur narkoshtetin”.Për shkak se DASH-i nuk ka gjasë të “ rishikojë vendimin” dhe Berisha do “vazhdojë i palëkundur” në linjën e tij , gojët e “ liga”, kanë hapur lajmin se Saliu, më 22 Mars, ditën e caktuar për Kuvendin e tij, i shpall luftë të armatosur SHBA.

  21. E kam votuar Berishën 30 vite, me kënaqësi mjaft qe demokratet janë ne pushtet. Berisha ka një plage, ne duhet ta ndihmojmë te shërohet nga vetvetja. Dje tregoi qe nuk e bën dot, sot na duhet ta bëjmë ne.

  22. NE SHTRATIN E YMER GELBAZA KELLIRES KA NJOLLA MUTI,QIME NGA BYTHA E FRROK CUPIT,QELBESIRE SE I RRJEDH KARI QELBE YMERIT DHE CA NJOLLA GJAKU -: info NGA FRROK CUPI thotë:

    ZOTI BUSHATI A JU VJEN TURPE SE JA KENI ZGJATUR DOREN YMER GELBAZA KELLIRES?.

  23. Vjehrra e Floriana Garos thellon sulmin ndaj Berishës: Mund t’i mashtrosh njerëzit disa herë por jo të gjithë njerëzit për gjithë kohën,Ymer shishen e shurres tani se salihu po te pret,u vonove ta perdhunoj fisin salihu

  24. Ky është thelbi i frikës Berisha: fajësia e tij për korrupsion. Është i fajshëm, se ka futur duart në shtetin shqiptar; sepse u ka marrë pronarëve të ligjshëm, me anë të bashkëpunëtorëve të tij, deri në 50 përqind të pronës, për t’iu bërë atyre njohjen e pronësisë; se ka shitur interesin kombëtar me para, etj. Dhe kjo është frika e tij, sepse tani ai është i kapur.

  25. VETEM SPARTAK NGJELA KA ME SHUME KOHE PA E FUTUR KARIN NE PIDH SE YMER GELBAZA KELLIRA-KETA DY ZAGAR E KANE FUTUR LLAPEN NE BYTH TE SALI BERISHES NJE KOHE TE GJATE-YMER GELBAZEN E SHQELMUAN JASHTE SI ZAGARIN KETA TE PD-s thotë:

    EDHE SPARTAK NGJELA ESHTE SI YMER GELBAZA KELLIRA ,Nuk KAPIN DOT DASHNORE DHE JANE MBUSHUR KOQET JANE BERE SA KOKA E GREG KRISTAQ RAMES

  26. Presidenti aktual, personazh i futur ne politike ne dhjetor-1990 si “student dhjetori”
    Kryeministri aktual, personazh i futur ne politike ne dhjetor-1990 si “radikali qe do varte komunistet”
    Ketyre u duhet edhe kryetar opozite nje i seres tyre, pra nje i dhjetor-1990, qe te vazhdojne e ta mbajne peng edhe nja 30 vite te tjera Shqiperine sipas direktivave te atij qe i polli ne ate dhjetor-1990, Komunistit Boshnjak Ramiz Alia.

  27. PO KUJT U DUHET AMERIKA PERVEC AMERIKANEVE? jENI NE VETE. bRAVO BUSHAT. POR KETA QE PERDORIN AMERIKANLLEQE, NE FAKT JANE KARLLEQE, JANE CA PALACO DHE HAJDUTE. pSE ME DUHET MUA AMERIKA QE MBRON HAJDUTIN E SHTEPISE TIME. KENI MEND APO JO. rAMA PO PLACKIT GJITHE VENDIN, JU AKOMA ME AMERIKANLLEQE DHE KARLLEQE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *