• |
ide | kryesore

Berisha, zoti i pavdekshëm i gjurulldisë

2, Arkiva, Ide



Sali Berisha nuk vdiska kurrë. Për herë të parë emrin e tij e kam dëgjuar kur isha 9 vjeç, dikur nga janar-shkurti i 1991, kur një fqinj u thoshte prindërve të mi se, pas diçkaje që kishte thënë publikisht, atëbotë Berisha kishte marrë fund. Në fakt ngadhënjeu politikisht më 1992. Pavarësisht se për pesë vite çoi për skrap pjesën më të madhe të ekonomisë shqiptare, udhëhoqi me dorë të hekurt duke mos ua kursyer burgun dhe dajakun kundërshtarëve të vet, bekoi plaçkitjen e qindra mijëra vetëve në firmat piramidale dhe i bashkëvuri zjarrin vendit më 1997, Sali Berisha mbijetoi. Madje u kthye në pushtet më 2005, duke e nisur atje ku e kishte lënë: privatizime, korrupsion, personalizim i shtetit, plojë grabitqare si Gërdeci dhe pushkatim politik më 21 janar. Më 2013 u duk se më në fund perëndoi, duke i lënë vendin në krye të qeverisë një grabitqari edhe më të madh dhe në krye të PD një leshkoje proverbial. E prapëseprapë hija e tij ndihej në korridoret e PD dhe gjallonte botën virtuale. Sot, kur pas shpalljes non grata nga Departamenti i Shtetit i SHBA shumëkush mendoi se më në fund mori tamam fund, ai po tregon se jo vetëm që s’ka vdekur politikisht, por është i gatshëm të përdorë masën e gjerë të mbështetësve brenda PD për ta shndërruar këtë të fundit në njëfarë Stalingradi politik të interesave të veta dhe aspiratave të përkrahësve të tij jo të paktë.

Sali Berisha nuk ka dalë rastësisht në sipërfaqen politike shqiptare. Ai është produkt natyral i historisë kontradiktore të një shoqërie periferike – si në rrjedhat e përgjithshme të modernitetit, ashtu edhe në specifikën kapitaliste të saj. Prapambetja historike e vendit tonë si në forcat produktive, ashtu edhe në marrëdhëniet shoqërore shpjegon edhe brutalitetin e stalinizmit shqiptar, edhe duhmën e lumpenkapitalizmit të këtyre dekadave. Në vende periferike kapitalizmi nuk sjell zhvillim ekonomik së bashku me shfrytëzimin, por një kombinim të nënzhvillimit (bujqësi e prapambetur, papunësi e lartë, produktivitet i ulët i punës, nënshtrimi formal i punës ndaj kapitalit etj.) dhe keqzhvillimit (mbizotërim i tregtisë, spekulimit dhe ekonomisë kriminale). Këta janë faktorët strukturorë të një oligarkie, e cila për burim kryesor të fitimit nuk ka shfrytëzimin e punës, por akumulimin përmes zhvatjes, shpronësimit, trafiqeve dhe ortakërisë korruptive me shtetin. Në të tilla kushte në Shqipëri ka shumë shfrytëzim, por pak proletarë, shumë të papunë, të nënpunësuar, të keqpunësuar, të vetëpunësuar – njerëz që nëpërkëmben, shfrytëzohen e vetëshfrytëzohen në vende pune modeste për nga kapaciteti ekonomik dhe numri i punëtorëve. Me shkatërrimin e strukturave të fundit të industrializimit të dikurshëm (përpunim nafte, miniera etj.), klasa punëtore industriale gjendet e kufizuar në sektorin fason, ndërtim dhe industrinë ushqimore – shumë e vogël në numër e fuqi krahasuar me simotrat e veta në vendet e zhvilluara.

Në këtë kontekst ekonomikisht të prapambetur, në sferën politike e ideologjike bashkëjetojnë forma tejet kontradiktore të vetëdijes dhe angazhimit politik. Një strukturë ekonomike e palidhur organikisht – ku ishujt e modernitetit rrethohen nga deti i marrëdhënieve ekonomike arkaike e gjysmëmoderne – përfton në polin e epërm një lumpenborgjezi (oligarkët) gjithnjë e më të vetëdijshme për forcën e vet, ndërsa poshtë një masë të gjerë të pakënaquarish me pak diferencime klasore. Këta të fundit jetojnë ku më shumë e ku më pak në varfëri dhe ndajnë me njëri-tjetrin mllefin ndaj gjendjes aktuale pa u dakordësuar për pothuajse asgjë për sa i përket alternativës shoqërore dhe rrugës drejt saj. Është kjo njëtrajtësi dhe çarje njëkohësisht që ka prodhuar në këta 30 vjet Sali Berishën.

Sali Berisha është simptoma më e njëmendtë e kësaj gjendjeje, udhëheqës dhe elektrizues i pashoq turmash, farkëtues i identitetesh politike fluide dhe iluzionist që arrin të pajtojë kontradikta në dukje të pakapërcyeshme. Ai ka arritur të jetë udhëheqësi dhe modeli i njeriut të nëpërkëmbur të turmës, tek i cili mungesa e një alternative politike emancipuese në raport me burokracinë e djeshme staliniste dhe oligarkinë e sotme ka përftuar një kombinim të mllefit e mesianizmit. Te Sali Berisha e gjejnë veten edhe plebeu permanent që s’gjen punë ose punon me copa, dyqanxhiu i mbytur nga taksat e shtetit dhe konkurrenca shfarosëse e qendrave tregtare, i përçmuari për shkak të origjinës e arsimit të pamjaftueshëm, por edhe delinkuenti, oportunisti që ka humbur luftën me të tjerët si vetja, biznesmeni i madh, oligarku e aspirant-oligarku që shpresojnë të mposhtin njëri-tjetrin. Më paradoksalisht, ai është emri që pajton pronarin e vjetër dhe pronarin e ri të të njëjtit truall, tironsin që ankohet për të ardhurit “zaptues” dhe banorin e periferisë që reagon plot mllef ndaj damkosjes shoqërore, dyqanxhiun dhe grosistin, ish-komunistin e rënë nga fiku gjatë viteve të socializmit dhe kolaboracionistin e viteve të Luftës, mjekun që udhëzon vaksinimin masiv dhe të fandaksurit antivaksinë, skilen dhe fanatikun, katoliko-centrikun dhe islamistin. Ideologjikisht ai mban fjalime si Fidel Kastroja duke folur në emër të Amerikës së vërtetë, antiimperialist dhe shërbëtor kokulur i imperializmit në të njëjtin fjalim, iu bie kambanave të “rrezikut” LGBT-ist dhe të ketë qenë propozuesi i parë i ligjërimit të martesave të njerëzve të të njëjtit seks. Gjithçka në emër të mllefit të grupeve shoqërore nga më të larmishmet dhe kontradiktoret, por që i bashkon një iluzion masiv: një kapitalizëm popullor ku të gjithë jemi pronarë të vegjël ose vjedhim nga pak shtetin (njëri-tjetrin?!), ndërkohë që pak të tjerë marrin pjesën e luanit. Me një fjalë, një Lui Bonapart i cili fut në thesin e unitetit patate shoqërore nga më të ndryshmet.

Në këtë suazë duhet kuptuar edhe suksesi i Foltores së muajve të fundit. Kush e kundërshton atë nga pozitat e institucionalizimit, koherencës logjike apo arsyes së kulluar është diletant intelektualisht. Fuqia e Sali Berishës nuk ka qenë ndonjëherë e vërteta, por aftësia për të bërë bashkë të pabashkueshmen, për të qenë zëri i çjerrë i atyre që nuk dëgjohen, për t’u krijuar të tradhtuarve iluzionin e përfaqësimit, për t’u viktimizuar dhe qenë agresiv në të njëjtën kohë. Sot më shumë se kurrë ai është fund e krye burimi i të vërtetës së mbështetësve të tij të shumtë. Ata fyhen kur ai sulmohet, ata vuajnë kur ai mposhtet, ata preken kur ai përçmohet – sepse në imagjinatën e tyre ai mbetet djali me valixhe druri nga një fshat i largët malor (siç e përqeshin snobat e kryeqytetit) që ia doli të triumfojë për vete (e vërteta) dhe që do të mundësojë edhe fitoren e tyre (iluzioni). Prandaj pavarësisht se ashiqare fushata e tij e fundit është fund e krye për interesa personale e familjare, kjo nuk ka kurrfarë rëndësie për mbështetësit e tij që tashmë çdo sulm e fyerje ndaj tij e konsiderojnë zhytje të gishtit në plagët e vërteta që kanë në trupat e tyre.

Sidoqoftë fuqia e mirëfilltë e Sali Berishës bazohet në kërcënimin e vazhdueshëm me gjullurdi. Jo revolucion a kryengritje – d.m.th. jo përmbysje e strukturës ekonomiko-shoqërore, as ndryshim i superstrukturës politike – por thjesht gjullurdi që kërkon ndryshimin e personelit politik përmes kërcënimit të rrëmujës. Edhe gjatë këtyre muajve, në fillim i pashpresë e me shpatulla pas murit, i etur për vëmendje publike, kur ka sulmuar mbarë e prapë kundërshtarët e tij të vërtetë dhe imagjinarë, Sali Berisha nuk ka thënë gjysmë fjale për oligarkët. Më shumë janë përmendur personazhe thuajse të panjohura të gjyqësorit sesa Samir Manja, Aleksandër Frangaj, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj, Ramë Geci etj. Edhe më herët, batareja e thirrjeve dhe pushkëve të tij është drejtuar te godinat qeveritare, por asnjëherë te strukturat rrënjëthella ekonomike. Më shumë radikalitet kanë pasur protestat rinore pas vrasjes së Klodian Rashës, ku s’u kursyen as xhamat e bankave, se të gjitha gjullurditë e Sali Berishës në këta 30 vjet. Ai ka krijuar tension, entuziazëm, ndjenjë revanshi, besim në ngadhënjim, pritshmëri apokaliptike e shumëçka tjetër – pa thënë praktikisht asgjë të re a të rëndësishme, lere më radikale, për ekonominë apo ristrukturimin politik të vendit. E prapëseprapë mjeshtërisht ka arritur të krijojë idenë se do të bëjë namin.

Si zot i gjullurdisë, ai është mishërim besnik i asaj që në traditën angleze personifikohej nga Lord of Misrule (Abbot of Unreason për skocezët), një personazh grotesk që udhëhiqte karnavalet duke përmbysur simbolikisht krejt rendin politiko-shoqëror. Për Mikhail Bakhtin-in, karnavalet ishin shprehje e mllefit popullor që një ditë lejohej të shpërthente publikisht në formën e talljes dhe sfidës ndaj autoriteteve, ku të parët degdiseshin në fund dhe në krye dilnin ata që në përditshmëri ishin të fundit. “Karnavali kremton çlirimin e përkohshëm nga e vërteta mbizotëruese dhe nga rendi i vendosur: ai shënon pezullimin e çdo renditjeje hierarkike, festën e bërjes, ndryshimit dhe përtëritjes.” Po karnavalet nuk ishin vërtet të frikshme përderisa e gjithë gjullurdia e tyre dhe e zotit në krye të saj ishin të përkohshëm, me leje nga lart dhe shërbenin më tepër si valvul shkarkimi – për të rivendosur të nesërmen rendin shtypës. Megjithatë ato e kishin një funksion pasi tregonin të vërtetën e pushtetit si kaos që në ditë normale krijon iluzionin e rendit. Në këtë kuptim kaotiku Sali Berisha nuk është e kundërta e disiplinuesit Edi Rama, por e vërteta groteske e një sistemi që rreket të krijojë përshtypjen se dikush është në kontroll të gjithçkaje; dhe ja vjen një ditë ku e gjithë lapërdhia dhe kaosi i vet del në shesh përmes një karnavali politik.

Në këtë valle kontradiktash, fuqia e Sali Berishës është njëkohësisht edhe dobësia e tij. Ai mund të jetë sot në prag të transformimit përfundimtar në udhëheqësin e një lëvizjeje reaksionare (që në rastin e thellimit të krizës mund ta detyrojë borgjezinë dhe faktorin ndërkombëtar të bien në ujdi me të), duke keqdrejtuar mllefin e përligjur të mbështetësve të vet. Por pas shpërthimit momental vjen pashmangshëm steriliteti politik i frikës për t’u përballur me shkaqet dhe shkaktarët e mjerimit të një populli. Sido që të ndodhë, ai ka çimentuar tanimë pozitën e figurës më të rëndësishme historike të së djathtës shqiptare, ndonëse për ironi të fatit dhe karagjozllëk të konservatorëve të një vendi periferik, mbetet një ish-sekretar i devotshëm i partisë së Enver Hoxhës.

Kësisoj për të shpëtuar nga berishizmi – të cilin edhe pas vdekjes së tij biologjike do të vazhdojnë ta ushqejnë arkaizmi dhe kontradiktat e një shoqërie periferike – dhe nga strukturimi oligarkik i pushtetit ekonomik, që përfaqësues politik ka Edi Ramën dhe shpurën e vet, ka vetëm një rrugë, në të cilën nuk na ndihmon dot asnjë ambasadë, reformë në drejtësi apo dëngël mediatike: të organizohemi vetë rreth ideve dhe aspiratave që do të na ngrenë në këmbë dhe emancipojnë si shoqëri. Vetëm përmes angazhimit, përpjekjeve, solidaritetit, punës, studimit dhe krijimtarisë sonë do të mund ta nxjerrim Shqipërinë nga balta e nënzhvillimit dhe obskurantizmit, oligarkisë dhe gjulludisë.

Arlind Qorri/ Teza 11



54 Comments

        1. Si fillim, po themi qe zoti ARlind Qorri eshte nje CheGuevarist i shpallur. I shpallur, sepse kete e shohim ne foto te ndryshme, te postuara nga ai vete apo shoket e tij militante; me krenari natyrisht.
          Idhulli i zotit Qorri, por njekohesisht edhe i shume te rinjeve snob-ekstremiste te majte te diteve te sotme eshte Che Guevara, i cili, pertej te vjelshmes propagandes fake shekullore per liri e barazi, ishte nje vrases i pameshirshem; ka vrare me doren e vet, e ketu se kam fjalen per betejat guerile, por ne kohen kur Kastro erdhi ne pushtet ne Kube, me qindra qytetare, per vetem se ishin tregtare, borgjeze, armiqe te klases dmth, e c’eshte me perversja, per hir te terrorit per terror( duhej pak terror per te treguar forcen e pushtetareve te rinj). Do te mjaftonte nje foto fotozhenike, qe do ta bente te famshem ne mbare boten, sidomos tek te rinjte, tek e cila shihnin ne nje, revolucionin, komunizimin, rinine, bukurine, sensualitetin, seksualitetin. Nje mishmash i tille isht shume trendy ate bote ne Perendim tek re rinjte.
          Ne shqiperi Cheguevarizmi erdhi dekada me vone, si nje mode skajshmerisht e vonuar, i misheruar tek snobet tane te Kryeqytetit, si zoti Arlind me shoke. e shkrepur ne nje moment
          Keshtu, te jesh ekstremist i majte sot, eshte shume demode , prandaj, i duhet shtuar ingredienti i snobizmit per ta bere ate “cool”; ky ingredient eshte imazhi i CheGuevares. Prandaj une e konsideroj kete si snobizem-esktremist majtist ( eshte interesante, sidomos per nje studim te thelluar sociologjik, qe edhe myslimanet e rinj shqiptare, keta pas ’90-es, perdorin te njejten metode, per ta bere “cool” besimin e tyre; kete une e quaj snobizem-islamik).
          I thashe keto, per te bere te njohur pozicionin nga flet zoti Arlind. Nga ai pozicion, Sali Berisha, natyrisht qe eshte targeti perfekt per t’u goditur.
          Tani disa pasaktesi, sipas meje, ne akuzat:
          – Berisha nuk e coi per skrap ekonomine shqiptare, sepse ajo ishte bere per skrap qe ne kohen e diktatures; ishte bere nje barre e rende per vete pushtetin e asaj kohe, qe po shihte pasojate endrres megallomane industriale.
          – Normalisht, pas shembjes se regjimit te vjeter, do te duhej nje denim shembullor, per pergjegjesit, qe per mua Berisha duhej ta bente, por ja qe se beri dhe qe zoti Arlind, me nje eufemizem fyes per ne, i quan kundershtare politike te Berishes; kriminelet u denuan per shperdorim te ushqimeve te shportes…
          – Piramidat e vitit 1997 ne Shqiperi, u perseriten 11 vite me pas, ne zemren e kapitalizmit boteror: ne Wall Street. Kete e them, me shume se per ta relativizuar, por nuk eshte koha dhe vendi ketu.
          – E kam degjuar edhe zotin Lubonja, tek ankohet se pse Berisha nuk permend Oligarket ne Foltoret e tija, dhe e akuzon per kete. Ketu s’kam cte them, nje akuze e tille, pertej anes qesharake, por edhe pak dumb ( si mund t’i ankohesh nje politikani te djathte per kete ?!) …
          Zoti Arlind, pertej ideologjise, c’eshte e mire e c’eshte e keqe per nje politikan, me shume se kudo tjeter, shihet tek performanca ekonomike e qeverisjes se tij.
          Sali Berisha ka permendur ne Foltoret disa fakte , sipas tij, ne lidhje me rritjen ekonomike, pagave, pensioneve, nivelin e jeteses ne pergjithesi.
          Ketu, une dua te di nga ju, keto qe thote Berisha jane te verteta apo genjeshtra?! Por, me fakte ama, jo me gjera te pergjithshme ideologjike.
          Nuk me pelqeu, duke patur parasysh imazhin qe kisha per ju si nje ekstremist idealist, qe merret me idete, sado te skajshme te jene ato, “akuza” qe ju i beni Berishes si ish-sekretar partie i Hoxhes, sepse, pervecse eshte e ulet, kete akuze e bejn lumpensocialistet.

          1. @Skypion
            Ju faleminderit per sqarimin se kush eshte artikullshktuesi . Koment shume objektiv. Flm

      1. O idiot parrazit!

        Berisha 77 vjeç ndejti që në orën 11 deri në orën 18 në shkallët e stadiumit pa lëvizur nga vendi, përveç se kur shkoi të votojë.

        Gjej një 77 vjeçar të ketë këtë organizëm.

        1. Ai i kujtoi Berishës ngjarjet e 97 duke thene se e ka nxjerrë në pah anën e tij më të errët. “Është rikthyer versioni i 1997-s i Sali Berishës, këtë herë version më i plakur dhe më qesharak”, tha Basha.

          Ish-Kryeministrin e fajësoi edhe për 21 janarin 2011, që e cilësoi si i njëjti skenar që realizoi me hyrjen në selinë e PD. “Sali Berisha erdhi me të njëjtin skenar si ai i 21 janarit, veçse unë nuk iu përgjigja ndërsa më 21 janar, Sali Berisha u përgjigj”, u shpreh Basha.

    1. PASOJAT E PADREJTESIS NDAJ GJITHcKAJE JAN SFIDAT,QE PO SHIJOME ,KUJDESNI HAKUN NDAJ GJITHcKAJE
      12/12/2021 te 08:20
      Cfar prisnim dhe Cfar na sollen politikanet tan ne 1 shekull ,prisnim ate ke ka natyralitet hyjnor sej Cili njeri ,te drejten hakun ,shpetimin dhe gjetem humbjen e tyre,shkatrrimin dhe po na ofrojne buz ferrit,ne vend te parajses,gje qe as ato vet per veten e tyre se pranojne,tu ndollin ja fakti shikojeni si hillen perpjet slene gure pa levizur kur vjen puna per interesin e vet,po per popullin dihet,i grabiten pronat nderin tani kan hyre ne fazen perfundimtare jeten tre gjerat e shejta qe iMALLI ZOT NA DHA,na lla,E TRETA ESHTE VAKSINA,ku per te Cilat analist te ndryshem po bejne me dije Cdo dit ne gjith boten per demet qe sjell per te gjith ku permes saje dorzojme lirit te drejtat tona per tu bere nje ushtri e gateshme e perulur nen komanden e padukshme te me te keqes pa asnje te drejte,ky eshte kulmi ,kaloni doganen ka aparatura speCiale,qe te dallojne kontrollojne dhe vertetojne qe ti se ke bere vaksinen ,ky eshte kulmi ,ne gjith jeten kemi bere ilaCe por asnjehere ska dal aparatur kontrolli per ilaCin sepse ishin gjitha vitamina ushqyese qe i sherbenin rezistenCes per imunitet dhe normalitet te trupit tone dhe keshtu sheroheshim ,kurse tani kemi propogand [gjoja semundje ]qe eshte vetem nje qellim kontrolli ,dhe si ilaC vaksina qe eshte ,jo lende ushqyese dhe imuniteti ,qe i duhen organizmit por lende jo organike qe kontrollon organizmin,jan shej dallues qe dallohet me aparatura ne dogana,ky eshte fakti keta ulleheqes qe sna mbrojn dalin per ZOT NUK JUSTIFIKOJN PERGJEGJSIT QE KAN MBI NE ,perpara TE MALLIT ZOT,kan dorzuar tek kjo fije e padukeshme sundimin te drejtat tona,ne nje kohe ku ne bote zhvillohen greva Cdo dite te ashpra per te mos pranuar ket padrejtesi te re te quajtur rend i ri boterore,populli eshte ne pritje prej nji shekulli per premtimet qe bejne farefisi komunist per liri barazi te drejta,dhe te pakten tani qe shikoni deshtimin ti kerkoni ndjes keti populli ti ktheni hakun dhe kundershtonidhe shprehni qe nuk mbeshtet asnje padrejtesi ndaj lirive te drejtave qe zoti na lla,ku ne kete menyre te fitonit besimin tek populli,por me menyren arrogante te sjelljes plus qe po humbisni popullin ,pushtetin ,pasurin por shtohen pergjegjsit dhe ndeshkimi ndaj jush ,tek ZOTI JUAJ,EDHE SIKUR TE BEHENI NJESH ME ATO QE U JAPIN OFIQE ,SEPSE TE MALLIN ZOT SMUND TA SFIDOJNE AS KONKUROJNE KUSH,,TE GJITH NE DO JEMI ATO QE MENDOJM FLASIM DHE VEPROJME,NESE MIR SHPREBLEHEMI MIR NESE KLEQ NDESHKOHEMI E SI MENDUAT TE SHPETONI MBI LLIMBJET VUAJTJET E NJE POPULLI TE NDERTONI KAPITALIN DUKE GRABITUR ATE ,HARRUAT SE KONKURENCA E INTERESIT I BEN ME TE FUQISHMIT TE SAJOJN FORMA TU GRABISIN DHE JUVE,PO HARRUAT SE SI E MIRA SI E KEQA JAN KRIJIM I TE MALLIT ZOT,DHE SE PADREJTESIN E BERI SI SPROV DHE SHAH MAT KUNDER LOJTAREVE TE VET,JU I BET SHAH MAT POPULLIT TUAJ SE E MASHTRUAT PREJ NJE SHEKULLI DHE TJERET ME TE FUQISHEM NGA JU PO JU BEN SHAH MAT JUVE ME FAKTE,PERPARA POPULLIT,BASHKE ME POPULLIN ,GJITH ATE PJESE TE PADITUR HIPOKRITE DHE PAJTUESE ME JU ,POR KURR ASAJ PJESE QE I JAN DORZUAR TE MALLIT ZOT SEPSE,,, AI QE KERKON ,ALLAHUN ,ALLAHU DO TI MJAFTOJNE ATIJE,,KY ESHTE PREMTIM I ZOTIT NE LIBRIN HYJNORE,DHE KJO JA VEN KAPAKUN EPSHEVE EGOS NJERZORE PLANEVE PADREJTESIVE QE ESHTE VET ZOTI BOTNAVE AI QE VENDOS SIPAS VULLNETIT VET KU KA SHPREHUR SE AI QE I MBESHTETET ATI DHE PASTROHET KA SHPETUAR NE DY BOTET,CFARDO TE NDOLLIN,NUK ESHTE VONE PER ASKEN TI KTHEHET ZOTIT VET DHE LARGOHET NGA PADREJTESIJA SIPAS KRITEREVE QE ZOTI JU KA CAKTU,TEK ZOTI MALLERISHEM PESHORJA ESHTE E DREJTE NUK HUMBE ASGJE,KUSH BEN MEKATE NUK PENDOHET DHE NJERZVE JU HYN NE HAK PA TE DREJTE,AI VETEM UL;LTON DREJT NDESHKIMIT HYJNORE I MBUSHUR ME MEKATE NDAJ NJEREZVE ,DHE ME TE DREJT KUSHDO NGA POPULLI KA TE DREJT TI THOJNE PER DERI KETU FALEMINDERIT ,NE MORET MEKATET ME PADREJTESIT QE BET PERDERI SA NUK NDRYSHONI KURSE KETU DHE TUTJE NA MJAFTON I MALLI ZOT ,JU NUK NEVOITENI NE NDERGJEGJEN AS JETEN TONE PERDERI SA NUK JENI PRAKTIKISHT ATO QE FLISNI TANI E VERTETA JUAJ GJINDET PRAKTIKISHT TEK VEPRAT TUAJA FLET VET, FALEMINDERIT ZOTERINJE,KOMENTI BEHET QE TE KUPTONI SE CFAR NA KENI BERE JU DHE ATO QE KAN LILLJE ME JU TA NDJENI PERGJEGJSIT PREMITIMET DHE JUSTIFIKONI ATO ESHTE NJE LLOGARI DHE PERGJEGJSI VEPRASH NGA JU PERPARA SE TUA LLOGARIS ZOTI BOTNAVE ESHTE DOBI PER JU KUJTES SHPETIMI QE TE CLIROHENI NGA E KEQA DHE FITONI MESHIR NDER DHE RESPEKT ,PERPARA SE TU KAP NDESHKIMI HYJNOR SI HAK QE MERITONI SEPSE KENI DENUAR NJEREZ TE PAFAJSHEM NDERSA VEPRAT TUAJA SI SHIHNI KENI GRABITUR NJEREZ ME REFORMA TE PADREJTA NDERSA HAKUN TUAJ E KERKONI ,UROJ TE ME KUPTONI JO PARAGJYKONI FOLA RALITETIN ,JO INTERESIN JU DUA TE SHPETUAR JO HUMBUR ,JU DUA VELLEZER JO ARMIQ TE SHPERBLYER JO NDESHKUAR DIJENI ,SEDUKE FILLUAR ME SHPEJTESIN E MENDIMIT FJALES DHE VEPRES TE MIR OSE TE KEQE VJEN SHPERBLIMI OSE NDESHKIMI HYJNORE SIPAS VULLNETIT ZOTIT ,NE VARTESI TE KUPTIMIT ANGAZHIMIT DHE NDRYSHIMIT TONE,I MALLI ZOT E LEJON TE ZHVILLOHET E MIRA NE MENDIME FJALE DHE VEPRA PER AQ KOHE SA NJERZIT ANGAZHOHEN NE TE DHE TE MIRET PENDUARIT NUK I NDESHKON PO ASHTU DHE E KUNDERTA SIPAS VULLNETIT TIJE,KOMENTI BEHET PER TE GJITH ATO QE KAN NDIKUAR DHE VAZHDOJNE TE NDIKOJNE ME PADREJTESI DUKE NA HYR NE HAK DHE PER GJITH ATO QE DUAN SHPETIM I CILI VJEN ME ANGAZHIM SIPAS KRITEREVE QE ZOTI BOTNAVE KA PERCAKTU POR KURR NGA INTERRESIDIKUJT QE SHKAKTON PADREJTESI NDAJ TJEREVE BAZA KETYRE MENDIMEVE PER KOMENTIN JANE ULLZIMI HYJNORE ME FAKTET PRAKTIKE DUKE MENDUAR QE PO TE ANALIZOHET KUPTOHET DHE REFLEKTOHET DREJT NGA NJE APO TE GJITH PRAKTIKISHT

    2. Te pakten ka tashme njerez qe me ne fund kane kuptuar vertetesine e trashegimise komuniste: burokracine politike si mjet zhvatje permes pushtetit.

      Vetem se autori i ketij shkrimi duhet te jete me i kujdesshem me konceptin “periferik”.

      Ngaqe perdor dhe termat apo shembujt anglosaksone.

      Fakti qe Berisha simbolizon individin e qe lufton dhe arrin te verteten e vet perkunder atyre qe edhe shkollen,edhe punen,shtepine edhe grate dhe cdo gje ua beri gati mami dhe babi’ xhaja dhe daja apo halla e tezja ne parti,bashki pra kuadri i qytetit komunist, kjo nuk do te thote qe kjo “periferia” eshte term negativ. Nje bythmut si Enver Hoxha nga nje familje rrembythjesh, me dy klase shkolle dhe nje kostum na mbiu si i dituri dynjase. Pastaj na doli shoku Ramiz apo Mehmet krimineli. Dhe Berisha, po te pakten ky kishte universitet, doktor e profesor biri i botes. Te vetat jo te babit artist e byroist a dajes kryekomunist. Ose Nano, profesor biri botes. Por te degjojme pordhet e nje “Tiransi” nga fshatrat e Beratit dhe qe e heq veten prej Vlore, qe ben me keq se Enveri per zgjuarsi ku as nuk di te shkruaje, kjo eshte periferia e vertete e mentalitetit te njeriut kriminal qe edhe shoqerine e do patjeter ashtu kriminale qe te mbijetoje.

      1. Enver Hoxha mund te jete cdogje por jo nga nje familje rrebythje. Na nxirr pak ne foto kasollen e familjes tende ne fshat ta krahasojme me shtepine e Hoxhajve ne qytet sa per fillim rrotkari.

    3. Prandaj pavarësisht se ashiqare fushata e tij e fundit është fund e krye për interesa personale e familjare, kjo nuk ka kurrfarë rëndësie për mbështetësit e tij që tashmë çdo sulm e fyerje ndaj tij e konsiderojnë zhytje të gishtit në plagët e vërteta që kanë në trupat e tyre.

    1. po miree ka , se e kandritmeprotestat per freskqe i ben lali erit, dhe protestat e fuqishmekunder maes …

      palaco i rradhes

  1. karlind nuk te pengon njeri te dalesh dhe te mbledhesh njerez rreth teje dhe te rrezosh qerreverine e qelbesirave po e dine qe ti je me legen se llull bythorja

  2. Analize per t’u vleresuar ne te gjitha aspektet, deri tek shprehja “disiplinuesit”, e cila me keqardhje me zgjoi dyshime per integritetin e artikullshkruesit!

  3. ti pos qorr qenke dhe shurrdh,mjeran edvini,sokol e taulant palle.berisha ju tha juve te veni parar bigjoz a,ishi gjinushi e komunistet e edvininit qe e ben skrap shqiperin,berisha beri rruget dhe rrugen e kombit,shqiperin me NATO dhe levizjen e lir.kurse tyy qorr rama te fali kokain e ikje azil,ik ne kar te rames tash.

  4. Edhe komunistat me idete e marksit se per nje gozhde duhet nje puntor kishim mangut ne 2022….

    Vazhdojne ende me mitet se ne komunizem ka patur industri e ekonomi por e shkaterroi Saliu,
    po mir po te kishte ekonomi dhe mirqenie nuk do binte sistemi, kaq e veshtire eshte per tu kuptuar?
    Ajo dhe aq sa rrojti e kishte fale ndihmave humanitare nga Bashkimi Sovjetik dhe Republika Popullore e Kines.

    Berisha ndejti 8 vitet e Opozites ne facebook duke pritur pensionin dhe largimin nga politika.
    Paaftesia e Lulit dhe Keqqeverisja Kriminale e Rames, minimalisht do i kishte dhene cdo kujt mundesine qe te krijoje nje fryme dhe rryme te re per te permbysyr sistemin dhe regjimin te pakten 5 here keto 8 vitet e fundit. Por Arlind, ju nuk e bete kete, as ju e as levizja juaj marksiste madje e as shume pseudo-intelektuale me levizje infantile te promovuara nga media, rrjete sociale, ojq-ra, sorosista e oligarke.

    Berisha ngjit, ju pelqen a jo, njerzit kane besim te ai, nuk kane surpriza nga ai, jane te vetedijshem per cdo gje te tij.

    Shqiptaret e dine kush ka fuqine reale ta rrezoje ate qe po ua veshtirson jeten dhe te ardhmen. (armiku i armikut tim…).
    U duhet pragmatizmi, realizmi dhe dinjiteti.

  5. Eshte e vertete qe Berisha nuk ka identitet te spikatur politik por eshte gjithashtu e vertete qe ka produkt te pamohueshem politik. Gjithsesi, celesi i suksesit te Berishes ne jeten publike nuk as eshte produkti e as identiteti politik, por ai njerezor, dhe thelbi i ketij identiteti eshte qendresa dhe fakti qe ben me pak kompromise se te tjeret me karakterin e tij. Shqip, Berisha eshte me burri nder burra, dhe kjo e ben te adhuruar nga te dobetit dhe te respektuar nga te fortit. Perpara se politika te konceptohej ne terma Marksiste si instrument i dominimit apo permbysjes klasore, ishte domeni i shpalosjes se virtytit dhe besoje apo jo, sot kudo politika shihet, gjykohet e vleresohet akoma ndoshta edhe me shume ne terma te virtytit se te drejtesise rishperndarese. Politika eshte jeta, por eshte edhe historia instruktuese qe do i tregosh femijes, dhe, fale Zotit, shumica akoma preferojne te tregojne histori me burra qe qendrojne ne cdo kontekst e veshtiresi, e jo me njerez qe zbythen me shenjat me te para te rrezikut. Berisha eshte frymezues, prandaj apeli i tij duket me shume shpirteror se praktik. Per kedo qe nuk e sheh politiken si industria e hakmarrjes se nje klase ndaj tjetres (Fuko), kjo eshte Okay.

  6. Qorr nuk eshte ai qe s’ka sy….
    Qorr eshte ky ropqiri qe shkruan nje roman me balte kunder Dr. Berishes…
    Dhe nuk shikon se si ramuti me haremin narkoshtetin dhe noteren kimete kane bere nje skenar per filma horror ne ate varr qe quhet shqiperi!
    Ndoshta ta ka redaktuar fiku shkrimin
    Ose ajo konja e kurvit

  7. Ngaqe na lodhe dhe gishtin duke gjetur fundin e fleterrufese tende te neveritur!
    Te shqyefte vrimat nje gje e eger
    Vegel e gonorrese se kuqe.

  8. Artikull i goditur. Për mjeranet militantë të komunistit demokrat, e patriotit që i shiste naftë serbëve e fuste në këshillin e sigurisë kombëtare, s’të mbetet veç të thuash: fali o zot se nuk dinë çfarë flasin!

  9. Gjej vetes një mbiemër tjetër, se me këtë mbiemër që mban, nuk je në gjendje të bindësh as atë pjesë të lumpenparrazitave të fakulteteve të sociologji filozofi, që akoma merreni me analiza neomarksiste, kur vetëm qorrat nuk e kanë kuptuar se ideologjia komuniste ishte një dështim.

    1. Ky i shkerdhyeri qorr, nje dite pasi ja perplasi ne sy lal plehut te ures vajgurore propaganden e rreme qe ben dhe per vrasjen e Arditit te gjore, sot na del kunder Berishes dhe ne titullin e shkrimit ve nje fjale turke (gjurulldi) sikur nuk ka fjale shqipe.. Or qorr muti po dje nuk le gje pa thene kunder lal plehut e sot u shite,te leshuan kunder Berishes qe muter si ty i shkel me kembe. Nuk ke faj duhet te jesh frut i ndonje perdhunimi qe i kane bere brigadieri mamase neper kanalet e fushave te koperatives, ose turneve te treta ne kombinatet e diktatures.. Hale kanalesh!

  10. Të komentosh pas këtyre ndyrësirave proberishistë është një sakrificë e madhe.
    Si ka akoma njerëz, që të paktën dinë të lexojnë, pavarësisht sa kuptojnë, arrijnë të shkruajnë me këtë fjalor, me këto ndjenja adhurimi për atë që është Njëshi( pas zeros) për ta?
    Përgjigjen e gjeta te Arlindi, dijet e tij, kultura, guximi, dhe mposhtja e neverisë, se e dinte kë po shqetësonte dhe si do vinte përgjigjja.
    Më i miri shkrim deri më sot për këtë fazë të politikës dhe personalitetit të berishistëve! Një prelud analize, që i vlen kohës dhe ndryshimit!

  11. K-Arlind lind por edhe mund te behesh. Kete te keqe keni ju, se beni gam gam per liri e per vota e kur ai tjetei qe eshte i zoti arrin e i mer ato, nuk ju pelqen sepse s’ju pelqen ju. Je i zoti, dil bab, frymezo njerezit, krijo partine tende dhe mer votat.

  12. Kurrë nuk ka marrë vota! As në 1992! Një politikan i njohur më tregoi se atëherë, në zyrat e një institucioni sollën 700 mijë fletë votimi bosh! Mos e beso po deshe, as unë atëherë nuk e besova dot! Por përgjigjen e gjeta nga një zgjedhje në tjetrën…
    Ne jemi në fillimet e kulturimit demokratik, shumë pak dije të sakta kemi(vetëm fjalorin e neveritshëm e kemi të pasur), jemi hipokritë e puthadoras, dembelë që shohim ëndrra me pasuri, që krijohet veç me vjedhje dhe vrasje… Kudo ka të tillë. Po tek ne ka pak si shumë…I shihni moshat e atyre që vrasin e vriten rrugëve? Kanë lindur në vitet ‘90 shumica dhe nuk janë çeguevaristë! As e dinë as duan t’ia dinë…

  13. Sherbetor i Rames mbeti Arlind Qorri. Rastesia mund te jete nje ose dy here, por jo sa here del ne skene me ndonje demek “nderhyrje” nga poshte, i qelloka gjithmone ketij qe cfare ben, perputhet me cfare i leverdis Rames.

  14. Te lumte pena Arlind Qorri, se qorri nuk je ti por ata qe shkojne qorrazi mbas fantazmes se Sali Berishes. Ai leh e leh si ai qeni i lidhur tek dera e shtepise per te mbrojtur familjen nga damka e pasurise qe luftoi aq shume per ta grabitur por qe nuk e fshin dot me lehje e demagogji sepse i eshte kthyer ne bumerang.

  15. sekretari i partise ,agjenti serb,deshmimtar i rrem ne gjyqet e antikomunisteve te vertete,shkaktar i syrgjynosjes ne internime te njerzve te ndershem ,vrases,hajdut,kriminel,qelbesire njerzore qe bije era pleh ky eshte Salih Karaxhic Vucidoli Tani i erdhi fundi dhe do shkoje atje ku meriton ….ne burg, bashke me familjen e tij te gorillave

  16. Karlind qorri a ka mundesi te tregosh sa her i ke sherby lali erit dhe qeverise duke thyer protestat e studenteve,naftetarve,minatorve etj.te jesh komunist dhe servil ne kete mosh qe je ti eshte budallallik dhe cmenduri dhe aq me shume kur ka mundeis zgjedhjeje.
    Budallai nuk ka brire thone por ja qe edhe ka dhe mburret,koqe ke qene dhe ashtu do mbetesh.

  17. O Qorro po te mbajme mend qe kur ke qene Mjaftist i vogel ne krah te Lali bythes, tani na hiqesh si burr i mire. Je dhe pedagog zoterote meson brezat e ardhshem. Nuk ngeli njeri pa e shit bythen ne kete vend.

  18. Sali Berisha vërtetë po lufton për jeta a vdekje për të gjetur një strehë politike për Familjen e tij non grata, por kur vjen puna e konsumimit të veprave penale, përdor gjithnjë të tjerët, duke shpëtuar prapanicën e tij.

    Urdhëroi verbalisht SHIK për zhdukjen e Remzi Hoxhës vetëm se Hoxha e pa në një takim me Mollosheviçin në Shën Naum.

    Urdhëroi Bashkim Gazideden për përgjimin e Azem Hajdarit, rrahjen kundërshtarëve në PD dhe PS, lidhjet me celulat terroriste, për pushtimin e Jugut etj.

    1. Votimi i vetëthirrur i Berishës ditën e shtunë, është qesharak, pa marrë ende një vendim gjykata për fatet e letrave të stadiumit. Edhe sikur Xhin Xhonin të çosh gjykatës, vështirë se ato letra ti legjitimon njeri, pasi ke një kuorum të paverifikuar nga askush, me një mungesë transparence totale, me gazetarë të nxjerrë jashtë stadiumit për të mos parë as formalisht procesin dhe mbi të gjithë, me një votim unanim për çdo kërkese si me qenë parti e Enver Hoxhës.

  19. “E çfarë i duhet fshatit se po grinden dy vëllezër? Kujt i hyn në punë se cili prej tyre drejton opozitën? Njëri, si tjetri. Bashkë në gjithçka. Tani na thonë se do t’i ndajnë sahanët e florinjtë. Super të pasur, arrogantë dhe përbuzës ndaj njerëzve të ndershëm; banues në vila dhe të errët në historinë e tyre para politike; të dy të lidhur me fije të dukshme dhe të padukshme me struktura të shtetit serb, eminencë gri e një politike ndarëse, të ardhur drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga komunizmi; të fshehtë në rrugëtim, mjerë kush ju beson” – shkruan Islami.

  20. Arlind Qorri si servil i imperializmit amerikan.

    Ai sulmon Berishen si reaksionar dhe mbret te gjurulldise. Ndersa kjo eshte e vertete, Berisha me levizjen e tij ka mundesi te leshoje nje revolucion sikur Pugacevi ne Rusi apo Haxhi Qamili ne Shqiperi: kunder tiranise amerikane.

    Arlind Qorri duhet te jete i lumtur qe Berisha po sjell revolte. Mao Che Duni ka thene:

    Kur ka gjurulldi poshte qiejve, kjo eshte dicka perfekte.

  21. Nje analize sa e pavertete,aq edhe naive, sa e dobet aq dhe e nivelit te ulet,aspak inteligjente ,aspak patriotike.Jo Berisha ndryshe nga nano,ndryshe nga rama,ndryshe nga basha qe u sollen ne politik dhe ne ate karige nga te tjere dhe e mbajne po nga te tjere.Kerkon kadilli ,cfare sthote qe te behet ai kryetari i PD.Jo nje lider e arin ate karige me zotesine e tije,politike,intelektuale.Nuk ta jep njeri.Se po ta dha ta komandon ai dhe dhe po ke ide ste lene ta beshe.Historia e shqiperise dhe lidereve te saj te pakten nga 1912 deri me sot eshte e lexuar qarte e zeza ne te bardhe.Kush se lexon dhe sse studion eshte miop.Imail Qemalin e helmuan,fan nolin e rrezuan.Dihet zogun e pruri serbia,enverin, serbia,nanon me 97 revolucioni komuniste greko-serb,Ramen nga urat e frances dihet kush e solli.Nese nga 90 deri me sot nese gjykojme me gjakftohtesi koha me e mire per varferine ku ishim dhe jemi ishte e berishes.Kete fuqi kemi kufijte i kemi te rrethuar ku po ngritem pak ekonomi na shqyejneTi erlind ju versule berishes na permend 30 vjet dhe sna the kush ishte dhe eshte zullumi me i keq i ketij 30 vjecari ,lexova mllefin tend qe i pervishet berishes si komunisti me i keq i ketij 30 vjecari dhe ata qe drejtojne direkt komunizmin su tha nje fjale.Berisha eshte i koruptuar dhe sthone nje fakt,rama vjedh hapur me vkm dhe se permend .Vidh o rama vidh dhe hidhu napalm popullit se ta jep greqia,hidhi gaz se ta jep serbia vidh me vkm,ppp ,rruge dhe inceneratore se ste thote gje njeri,spakun e krijove vete ti dhe e drejton ti nongradat ne shqiperi kalojne nga ty dhe vulen e leshon po ti..Fajin se ke ti rama se erlindi na i thote njesoj si ty fajin e ka saliu.Ikni o shqiptare shkoni ku te doni po jo me ne shqiperi se jeni dembela se rama do e mbush me puntore nga siria,baglandeshi dhe afganistani se zullumet i bien saliut se na i tha lideri i ri arlindi.O arlind nese do te jesh lider dhe te krijosh nje parti shko dere me dere dhe shtepi me shtepi,si atje ku ska as buke dhe ekstreme varferi nga jugu ne veri.Degjoje popullin kush eshte lideri i tij.Si ti ka me qillo nga mero,ngjela,cupi,preci,vangjeli muc nano pa llogarotur 12 shoqet e rames ne qeveri dhe qindra rilindasit e ti qe vjedhin dhe rjepin si lubi ,analistet te opinion,open,real sokol balla, breking te paguara nga rama dhe rilindja e tij ku kjo brekin eshte bere si gazeta fashiste tomori,aq e peshtire dhe hapur ne sherbim te rames dhe klanit te tije. O arlind tani ne kete zullamahi nuk ka ngel qe rama do akoma analiste qe te te punesoje edhe ty se ka me qillo .Nese do llomke edhe ti futu te rama te rilindja e tij ,se do kesh qare edhe ti.Koha e berishes ka mbaruar te vine te ri.Po shikoni ke te veme hajderin apo rilindin.E pra o rilind si te vjeter dhe te ri popullit si nga ngel tjeter po te thote Shporu rama o faqezi,shpori dhe ti basha kelyshi i tij dhe shpetimin e kerkon nga ty o sali dhe bertet dhe uleret:O SALI O FLORI POPULLI ESHTE ME TY.

  22. Bimët natyrore kanë shëruar kaq shumë sëmundje sa ilaçet dhe injeksionet nuk mund t’i shërojnë. Kam parë rëndësinë e madhe të bimëve natyrore dhe punën e mrekullueshme që kanë bërë në jetën e njerëzve. Kam lexuar dëshmitë e njerëzve në internet se si janë shëruar nga herpesi, HIV, diabetikët etj nga mjekësia bimore Dr.DAWN, ndaj vendosa të kontaktoj mjekun sepse e di që natyra ka fuqinë të shërojë çdo gjë. Unë u diagnostikova me HIV për 7 vitet e fundit, por Dr. DAWN më shëroi me barërat e tij dhe i referova menjëherë tezen time dhe burrin e saj, sepse ata të dy vuanin nga herpesi dhe u shëruan gjithashtu. E di që është e vështirë të besohet por jam një dëshmi e gjallë. Nuk është e dëmshme të provosh barëra. Ai është gjithashtu një magjistar, ai bën magji për të rivendosur martesat e prishura dhe magji për fat të mirë për të përparuar dhe shkëlqyer në jetë. Kontaktoni me emailin e Dr.DAWN: ( [email protected] )
    Whatsapp:+2349046229159/
    +3550685677099

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *