• |
ide | kryesore

Fjalët e rënda të Berishës kundër ambasadores Yuri Kim

-Instant, Të fundit



 

“Ambasadorja e vendit më të lirë të botës sillet si guvernatore, njësoj siç sillej ambasadori i Bashkimit Sovjetik në Tiranë në të shkuarën”. Kështu ka thënë Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së të thirrur prej tij, duke i mëshuar idesë se ndëshkimi ndaj tij ka ardhur nga Soros dhe jo nga vlerat e vendit të lirive. Në betejën kundër Ramës “ne u përballëm gjithashtu me një ndërhyrje brutale të diplomatëve nga një vend mik si ShBA” tha ia duke kujtuar edhe rastin e mbështetjes së Saimir Tahirit në kohën e lulëzimit të kanabisit.

Është e trishtuar e dhimshme të shohësh ambasadoren e ShBA-ve të sillet si guvernatore njësoj siç sillet ambasadori i Bashkimit Sovjetik në Tiranë dikur. Miqt e mi, këto dy perandori ndryshojnë si nata me ditën, por mjerisht burokratët nganjëherë e harrojnë këtë. President ii ShBA-ve miratoi me dekretin e tij një ambasdore të vlerave të lirisë së këtij kombi, por çfarë ndodhi në këto vite. Në kulmin e mbulimit me drogë të vendit me pjesëmarrjen e policisë, përfaqësuesi i vendit më të madh përgëzon policinë për luftën kundër drogës. Ligjërata të tëra në mbështetje në mbështetje të qeverisë dhe merret duke sulmuar opozitën dhe deklaratat e saj”, tha Berisha.

Lideri demokrat i bwri thirrje DASH tw korigjojw gabimin e bwrw ndaj tij: “Edhe një herë nga kjo sallë u bëj thirrje zyrtarëve të DASH të çojnë në Paris çdo provë që kanë, t’i bëjnë publike, dhe unë marr çdo vendim ndaj vetes sime. Ftoj cilindo mbi tokë që ka një provë të vetme ta paraqes publikisht. Duke qenë i përulur para të vërtetës do vazhdoj pakthyeshëm misionin tim. Si besimtar i Zotit dhe dinjitetit të njeriut, beteja ime nuk do ndalet kurrë. Ftoj zyrtarët e DASH të rishqyrtojnë vendimet e tyre, sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë.

Lideri demokrat e mbylli këtë pjesë të fjalës së tij me deklaratën:.”Ne jemi dhe mbetemi parti e vokacionit perëndimor e ushtruar nga kjo nga zemrat e studentëve shqiptarë të ’91”.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. KISHTE ARDHUR KOHA QE DIKUSH TE TREGONTE SE MBRETI ESHTE LAKURIQ DHE SE KY SHTET ESHTE KTHYER NE PROTEKTORAT SI PORTO RIKO

  2. Ambasadorja me antishqipetare qe ka pare ky vend.

    Bashkepunetore me krimin qeveritar e drogen europiane.

    Do hyj ne historine e librave si e tille. Shikoni ambasadoret e BE nuk prenoncohen se e kuptojne se keto jane turpe.

    1. Dash idioti – ajo eshte ambasodorja me anti Berishiane. Te na falesh per deshperimin tend te madh per cfare po i ndodh babes tend shpirteror. Shko futu ne shpelle dhe vazhdo me mallkimet

  3. kur qenit i vjen ngordhej shkon e ben shurren ne deren e xhamise hahahahaha Saleh Karaxhicit i ka ardh ngordhja dhe shume shpejt do marri pergjigjen e Amerikaneve

  4. Te verteten ka thene o dylbere sorrosiste mavi. Zhvishuni njehere nga komplekset se ambasadoret nuk jane ta paprekshem

  5. Doktor, Amerika nuk është më vendi më i lirë në botë, ka mbaruar së qëni i tillë kohë përpara. Tashmë sataniket ne qeverinë amerikane janë në fuqi dhe po kompllotojne kundër teje. Dhe ambasadorja është pjesë e tyre…. Qëndro me këmbë në tokë dhe Shiko çfar mund të bësh vetë.

    Paç Zotin me vete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *