• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë në një dhomë pronari i një hoteli në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Pronari i një hoteli në Fier është gjetur i pajetë në një nga dhomat e hotelit mesditën e së shtunës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në një hotel në lagjen “8 Shkurti” Fier.

“Sot rreth orës 13:00, në një hotel në lagjen “8 Shkurti” Fier, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi H. O., 55 vjeç, pronari i hotelit. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *