• |
ide | kryesore

Lubonja: Tani Basha të dorëzojë zyrën dhe kaq është e gjitha!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lubonja



Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga lideri historik Sali Berisha dhe shkarkimin me 4446 firma të delegatëve.

I ftuar në ‘Kjo javë”, analisti theksoi se nëse 4446 firmat të komunikuara janë të vërteta, atëherë Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të dorëzojë zyrën.

“Ajo zgjidhet duke kontrolluar ata 4 mijë e 446 , në rast se janë të vërtetë duhet dorëzuar zyra nga Basha dhe kaq është e gjitha. Ne kemi 30 vjet që nuk bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme. Unë besoj që ky regjim nuk e lëshon selinë e madhe. Basha është një reflektim i kësaj kulture. Me këtë kulturë që është krijuar këtu fiton ai që ka më shumë para, ai që blen vota që ka krimin të kesh edhe ambasadën amerikane me vete nuk është pak. Opozita duhet të kuptojë që ka gjithë këto kundërshtarë. Qëllimi final i Edi Ramës është që t’i shohë të gjithë barkas, tani shyqyr që dolën njerëz që nuk u trembën as nga ambasada amerikane, pavarësisht se ato mund të mos jenë dakord edhe me të kaluarën. Lirinë e meriton ai që shkon ditë për ditën në luftë, shqiptarët

Me Berishën mund të fitosh edhe duke qenë non-grata. Në këtë rast amerikanët me Berishën kanë gabuar dhe shqiptarët e kanë parë këtë. Ky regjim nuk rrëzohet me forma demokratike të pastra, por ka nevojë për frymë popullore që të shprehë zemërimin në formë masive. Sipas leximit tim këtë situatë mund ta krahasoj pak me kohën kur erdhi Trump në pushtet” tha Lubonja.



12 Comments

  1. Sipas grupit berishist brenda PD, kanë qenë 4934 delegatë të pranishëm në Kuvendin kombëtar në stadiumin “Air Albania” dhe nga ky total, thonë ata, 4491 kanë votuar në këtë Kuvend dhe 4446 prej tyre janë pro shkarkimit.

  2. Thojne se kur plakesh te shtohen huqet e veset e jetes, Lubonjes majtizmi ekstrem, revolucioni i bolshevizmit, veprimet kriminale te enverizmit. Nuk shkarkohesh ne nje shtet ligjor me revolucion cilido qofte ky shtet o Fatos edhe pse deshiron ti si konsomolosi relike.

  3. Lul koqja, o e ben cope deri ne fund, o nuk leviz.
    Ta zeme se e kalon kete dallge Luli me ke njerez do fitoj zgjedhjet.
    Cop idioti qe dhe nje ore qe kalon e ben qesharak debil totalisht te papergjegjshem.

  4. Z. Lubonja
    Shqiptaret kane ne shpine narkoshtetin me te sofistikuar te globit.
    Behet fjale per shume fuqi.
    Vetem po ndodhi ndonje mrekulli…
    Se deri ne 2090 nuk ikin me fikun e bastarde te tjere.
    Prandaje skeni pare gje akoma!!!

  5. Lymi Tutit me 40 Rilindas pas shkarkimit ti afrohet nje post ne qeverine narko-shtet te Ramutit psh kryetar bashkie ne vend te lali Fikut.

  6. Si gazetar Lubonja duhej që me komentet e tij të përpiqej të edukonte njerëzit në sistemin e tyre politik të besimit.Lubonja nuk ka dëshirë ose nuk mundet të gërmojë në njohuritë filozofike dhe historinë politike në përgjithësi e të parashikojë pasojat e kësaj lëvizje shkataruese e imponuese të Berishes. Të bësh apollogjinë e “Berishizmit” është kotësi!

  7. Zoti Lubovic nuk ka shtylle kurrizore, andaj do sugjeroja qe ndonese prodhon lajm, njereIt te mbajne mend se eshte nji i rrjedhun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *