• |
ide | kryesore

Mister në Fier/ Pronari i hotelit, 55 vjeç, gjendet i vdekur në një dhomë

-Instant, Arkiva, Lajme



Policia e Fierit ka nisur hetimet për vdekjen e mistershme të pronarit të një hoteli në Fier, në një dhomë të hotelit. Hoteli gjendet në lagjen “8 Shkurti” të qytetit.

Sipas Policisë vendore, Halit Osmëni u gjet rreth orës 13:00 në hotelin në lagjen “8 Shkurti” Fier, pa shenja jete.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune mbi trupin e tij. Policia shtoi se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *