• |
ide | kryesore

Moti i keq, në jug të vendit intensifikohen reshjet gjatë mbrëmjes

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e shiut do të shtohen në orët e mbrëmjes së sotme në jugun e Shqipërisë. Në Vlorë, Gjirokastër dhe Tepelenë shirat do të bien me intensitet më të madh në orët e ardhshme dhe moti i keq do të vazhdojë përgjatë natës, por jo me intensitetin e mbrëmjes së djeshme.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, reshjet ishin mjaft intensive në trekëndëshin Gjirokastër-Përmet-Vlorë duke sjellë edhe daljen e lumenjve Vjosë, Osum dhe Drino e duke shkaktuar përmbytje të mëdha të tokave.

Moti pritet të përmirësohet nesër, ndërsa nga e hëna temperaturat do të zbresin nën 0 gradë Celcius.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *