• |
ide | kryesore

Pellegrini zbulon aritminë që rrezikoi t’i mbyllte karrierën: “Natën numëroja rrahjet e zemrës sime”

-Instant, Sport



Lorenzo Pellegrini ka folur për veten në “The Player Tribune”, për të cilët kapiteni i Romës ka zbuluar edhe se cili ka qenë momenti më i vështirë i karrierës së tij. “Kur isha 16 vjeç mjekët zbuluan se kishte diçka që nuk shkonte në zemrën time – tha mesfushori i verdhekuqve – Mjaftonte të ngjitesha nëpër ca shkallë për të mu marrë fryma. Lisha rrahje shumë të parregullta”.

“Ata më thanë se duhej të ndaloja së luajturi për gjashtë deri në tetë muaj dhe se do të vlerësoni më pas situatën. Pra, pa vrap, pa stërvitje, pa futboll. Nuk kisha mundësinë për të luajtur për Romën.”

Aritmia e zemrës tashmë është vetëm një kujtim i keq, por disa ndjesi nuk harrohen lehtë: “Kam qenë gjithmonë një person optimist, por ai moment ishte vërtet i ndërlikuar. Nuk mund të bëja asgjë, përveç një gjëje: të dëgjoja zemrën time. Çdo mbrëmje mundohesha të kuptoja frekuencën e rrahjeve të mia të parregullta. Ulesha në shtrat duke pritur në heshtje absolute, mbyllja sytë dhe numëroja rrahjet”.

Më pas mesfushori përfundoi: “Kur doktori më tha se u shërova, u motivova shumë: doja të vrapoja përgjithmonë, të futesha në kontraste dhe të ndërhyrja në sparkatë. Ndoshta mund të kisha pushtuar një komb të tërë i vetëm. Kështu që, çfarë ndodhi në ndeshjen e parë? Këputa metatarsin. Gjashtë javë pushim. Por edhe atë periudhë ia dola ta kapërcej, dhashë gjithçka për ta bërë, prandaj them që Roma nuk do të jetë kurrë trampolinë për karrierën time, Roma është pika e mbërritjes për të cilën kam dhënë gjithçka”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *