• |
ide | kryesore

Presidenti i Napolit, akuzon hapur kreun e UEFA-s Ceferin: “Peng i Al-Khelaifi”

-Instant, Sport



Aurelio de Laurentiis rikthehet në sulm, duke treguar se nuk është i shqetësuar nga fakti se bën armiq të pushtetshëm. Presidenti i Napolit i ka dhënë një tjetër shigjetim numrit një të UEFA-s, Aleksander Ceferin, me rastin e prezantimit të librit “Napoli – Kampionët e mëdhenj”, të kolegut të tij Valter de Maggio. “Evropa ashtu siç është konceptuar edhe është plakur, është vetë-suvatuar sepse merr kaq shumë energji pa sjellë një kthim adekuat ekonomik për shoqëritë – tha Adl -. Ato që pasurohen janë vetëm institucionet, si UEFA”.

Në fund edhe akuza e drejtpërdrejtë ndaj kreut të UEFA-s: “Nuk është e qartë për cfarë motivi ai nuk duhet të bëjë vetëm operacione të sekretariatit të përgjithshëm. Ne kemi krijuar ECA-n, tani peng i Katarit. Ceferin është në krahët e presidentit të PSG-së, sepse ai është në adhurim të këtij të forti, të ndritshëm dhe të shkëlqyeshëm Katari. Ata që ende besojnë në industrinë e futbollit e paguajnë çmimin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *