• |
ide | kryesore

Reshje të dendura bore në Qarkun e Korçës/ Në Dardhë kalohet vetëm me zinxhirë, mungon energjia në disa fshatra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë gjithë natës në juglindje të vendit. Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 35 cm ndërsa kalueshmëria e mjeteve mundësohet vetëm me zinxhirë, sa i përket zonave të tjera si Voskopoja apo Qafa e Qarrit kalueshmëria e mjeteve bëhet pa zinxhirë, ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm.

Reshjet me intensitet kanë qenë edhe në zonat e larta malore të Pogradecit, ku trashësia varion nga 10 deri në 25 cm. Për pasojë janë krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në Qafë-Thanë, por aksi nuk është i bllokuar. Probleme ka në njësitë administrative, ajo e Velçanit dhe Dardhasit, të cilat janë pa energji elektrike dhe dëbora në këto zona arrin deri në 20 cm. Në Velçan është paralizuar lëvizja e mjeteve. Mungesë e energjie ka edhe në 3 fshatra të njësisë Proptisht, në këtë njësi qarkullimi është i mundur.

Në njësinë Trebinjë dëbora ka arritur në 20 cm, vështirësi në lëvizje. Rruga e Dunicës në këtë njësi është bllokuar lëvizja e mjeteve pasi në një pjesë të segmentit rural ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Një njësinë Dardhas deri në qendër të njësisë mjetet qarkullojnë, ndërsa në fshatrat e sipërm të saj Niçë, Osnat, Dërdushë, Stërkanjë nuk realizohet qarkullim mjetesh si pasojë e borës pra fshatrat aktualisht të izoluar. Ndërkohë ndërprerje të energjisë elektrike pati edhe në Devoll dhe Mali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *