• |
ide | kryesore

“Titulli, dua vetëm të mund Tiranën”: presidenti i Laçit nuk e harron konfliktin me Halilin

-Instant, Sport



Me 2-1 ndaj Kukësit, me të cilin Laçi i bëri një favor Tiranës duke i ndalur ndjekësin më të afërt, janë tashmë pesë fitoret në 7 ndeshjet e fundit të bardhezinjve, që kanë grumbulluar 16 pikë në 21 të mundshme. Askush nuk ka bërë më mirë se Laçi në këtë fraksion të kampionatit, madje as Tirana kryesuese me të cilën përplasja është ajo ndër më rivalizueset, për përplasjet e vjetra, për atë që është në lojë e për faktin që kurbinasit, dëmin që i shkaktuan Kukësit, duan tia shlyejnë të martën, me premtimin e presidentit Laska që ka brenda edhe provokimin: “Titullin, nuk merrem me këto shoh vetëm ndeshjen e ardhshme, të mund Tiranën e kaq” preu shkurt numri 1 i bardhezinjve, duke treguar se nuk e ka harruar armiqësinë e krijuar në përplasjen me dy klubeve përpara pandemisë dhe ku u përfshinë edhe dy presidentët.

Edhe Kukësi u rrëzua nën furinë e një skuadre që agressivitein e racionalitetin i ka bërë armët e një marke ‘fabrike’ të trajnerit Josa. Bashkë me Teutën e Dinamon, pa llogaritur paqen me Partizanin, janë katër nga pesë pretendentët për Europën dhe titullin, të vënë përfund nga kurbinasit: të vetmit që kanë mundur formacionin e Josës janë shkodranët e Brdaric.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *