• |
ide | kryesore

Video/ Bochum i ‘nxin’ jetën, por Bayern arratiset: Dortmund ndalet atëherë kur nuk duhej

-Instant, Sport, Video

Prova arratie për Bayern Mynih në javën e pesëmbëdhjetë të Bundesligës. Bavarezët në krye të renditjes fituan me përmbysje 2-1 në shtëpi ndaj Mainz dhe përfituan nga barazimi i Borussia Dortmund (1-1 me Bochum) për të arritur +6 pikë nga verdhezinjtë në vendin e dytë. Fitore në debutim, 4-1 ndaj Monchengladbach, në pankinën e Leipzig për Domenico Tedescon. Sukses edhe për Herta Berlin dhe Hoffenheim.

BAYERN MYNIH-MAINZ 2-1
Bayern Munich rrezikoi shumë, por më pas arriti të korrigjojë një ndeshje të vështirë, duke u përpjekur kështu të arratiset në krye të renditjes së Bundesligës. Në fakt, bavarezët shkuan në disavantazh në minutën e 22 me Onisiwo dhe Mainz e ruajti rezultatin deri në pushim. Nagelsmann duhet të jetë dëgjuar në dhomat e zhveshjes dhe në pjesën e dytë muzika ndryshoi: Bayern shtyu me forcë dhe në minutën e 53 Coman barazoi rezultatin. Mainz mendoi vetëm të mbrohet, por në minutën e 74 Musiala me një goditje nga jashtë zonës rrëzoi murin difensiv.


BOCHUM-DORTMUND 1-1
Hap fals i Dortmund që rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë skuadrës së Rose. Në fakt, Borussia rrëshqet me gjashtë pikë nga Bayern Mynih, një hendek që rrezikon të bëhet i pamundur për tu rikuperuar në betejën për titullin kampion. Në shtëpinë e Bochum ishte një penallti e Polter në fund të pjesës së parë që i coi në disavantazh miqtë, pastaj në pjesën e dytë Wolf arriti barazimin, por pas një konsultimi të gjatë VAR theu shpresat e Borussias. Verdhezinjtë shtynë deri në fund dhe goli i barazimit erdhi me Brandt pesë minuta nga fundi, por ishte një ngushëllim i paktë.

FREIBURG-HOFFENHEIM 1-2
Fitore në frymën e fundit për Hoffenheimin, i cili feston në minutën e pestë të kohës shtesë dhe rrëmben vendin e katërt, duke kaluar pikërisht Freiburg. Miqtë morën avantazhin pas vetëm tre minutash me Raum, por Schlotterbeck shënoi 1-1 në minutën e 21. Në minutën e 62′, Freiburg mund të kalonte në avantazh me penallti, por italiani Grifo dështoi nga pika e bardhë. Gol i gabuar, gol i pësuar dhe befasia për vendasit erdhi në minutën e 95 me Richards.

HERTHA BERLIN-BIELEFELD 2-0
Një fitore shpëtimi thelbësore për Hertha Berlin, e cila shkëputet nga zona e rënies ku Bielefeld mbetet i ngatërruar në vendin e parafundit. Skuadra nga kryeqyteti mori avantazhin në minutën e 53: një asist i Belfodil për golin e Jovetic. Rezultati u sigurua vetëm para përfundimit me Selke, mjaftueshëm për tre pikë që përfaqësojnë një frymëmarrje të rëndësishme.

LEIPZIG-MONCHENGLADBACH 4-1
Aventura e Domenico Tedescos në pankinën e Leipzig nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Trajneri italian me nënshtetësi gjermane fitoi 4-1 në debutimin e tij ndaj Monchengladbach dhe ngre skuadrën e Red Bull pas tre humbjeve radhazi, duke i afruar me zonën europiane. Leipzig ishte i papërmbajtshëm që në pjesën e parë dhe ishte Gvardiol ai që kaloi skuadrën e tij përpara në minutën e 21. Kaluan vetëm 12 minuta dhe Andrè Silva firmosi dyfishimin që në fakt i ‘preu’ këmbët kundërshtarëve. Në pjesën e dytë miqtë ngushtuan diferencën me Bensebainin në minutën e 88, por ishte vetëm një iluzion, pasi në të 91 Nkunku dhe në minutën e 94 Henrichs i dhanë përmasa fitores së Leipzig.

Bundesliga Germany
Bayern Munich 2-1 Mainz
Bochum 1-1 Borussia Dortmund
Freiburg 1-2 Hoffenheim
Hertha Berlin 2-0 Arminia Bielefeld
RB Leipzig 4-1 Borussia Monchengladbach
Wolfsburg 0-2 VfB Stuttgart

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu