• |
ide | kryesore

Zyrtare, Tottenham-Rennes nuk do të luhet më: Conte rrezikon 3-0 në tavolinë e eleminimin

-Instant, Sport



Është zyrtare: Tottenham-Rennes, ndeshja e fundit e Grupit G të Ligës së Konferencës, e shtyrë për shkak të shpërthimit të Covid-19 në grupin e londinezëve, nuk do të rikuperohet. Këtë e ka bërë të ditur Uefa, duke bërë të ditur se pavarësisht përpjekjeve nuk është arritur të gjendej një datë e mundshme për zhvillimin e ndeshjes. Sfida ishte vendimtare për fatin e grupit dhe për këtë arsye çështja do të trajtohet nga komisioni disiplinor i UEFA-s: skuadra e Antonio Contes rrezikon 3-0 në tavolinë dhe eliminimin nga kompeticioni.

“Në përputhje me pikën J të rregullores së Ligës së Konferencës, UEFA, në bashkëpunim me dy klubet, u përpoqën të gjenin një zgjidhje të zbatueshme për të riprogramuar ndeshjen, në mënyrë që të sigurohej që faza e grupeve të mund të përfundonte – shkruhet në shënim – Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet, nuk u arrit të gjendej një zgjidhje që të funksiononte për të dy klubet, për rrjedhojë, ndeshja nuk mund të luhet më dhe çështja do t’i referohet Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës UEFA-s për një vendim që do të merret në përputhje me pikën J të rregullores së sipërpërmendura të konkurrencës”.

Rennes tashmë ishte kualifikuar për fazën tjetër dhe i sigurt për vendin e parë, Tottenham ishte i detyruar të fitonte për të kaluar Vitesse në vendin e dytë. Tani, megjithatë, Spurs janë në rrezik serioz për t’i thënë lamtumirë Evropës. Rregullorja përcakton se “nëse nuk është e mundur të ricaktohet ndeshja, klubi që nuk mund ta luajë ndeshjen do të mbajë përgjegjësi për ndeshjen e pa luajtur dhe ndeshja do të shpallet nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, në dëm të klubit që do të konsiderohet i mundur 3-0. Për më tepër, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s mund të marrë masa të mëtejshme disiplinore nëse rrethanat e justifikojnë atë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *