• |
ide | kryesore

“Çmenduri, objektiv më në fund i arritur”: Verstappen në ekstazë, Hamilton fisnik: “E meritoi”

-Instant, Sport



Max Verstappen fiton një GP të çmendur në Abu Dhabi dhe rrëmben titullin e tij të parë botëror në karrierën e tij. Për holandezin, i cili bëri diferencën këtë sezon me Red Bull-in e tij, është një shpërthim gëzimi në finish: “Është e pabesueshme, provova të gjithë garën dhe në xhiron e fundit ia dola. Çmenduri, nuk e di çfarë të them, falënderoj shumë ekipin tim që e meriton. Duhej një mrekulli, duhej edhe pak fat për mua”.

“Falënderoj Perezin sepse drejtoi makinën në mënyrë fantastike dhe bëri shumë për mua. Shpresoj të vazhdoj me këtë ekip për pjesën tjetër të jetës sime, jam shumë i lumtur. Falë Hornerit dhe Markos që më bënë të futem në F1 në vitin 2016, qëllimi ynë ishte për të fituar titullin dhe më në fund ia dolëm“, ishin fjalët e kampionit të ri të botës dukshëm i emocionuar në fund të garës.

Mund të ishte titulli i tetë botëror dhe rekord historik për Lewis Hamilton, por në xhiron e fundit të GP të Abu Dhabi ai pa një fitore të shkruar ti hiqej nga duart. Triumfues në kampionatin botëror është Max Verstappen dhe “Mbreti i Zi” e kurorëzon: “Jam shumë krenar për atë që kemi bërë këtë vit, urime Maxit dhe ekipit të tij. Ne u përpoqëm, ekipi punoi shumë dhe ishte një nga sezonet më të ndërlikuara”. “Ne dhamë gjithçka dhe nuk u dorëzuam asnjëherë as në finalen e këtij sezoni. Jam ndjerë mirë në makinë në dy ose tre muajt e fundit, të shohim se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm,” tha Hamilton.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *