• |
ide | kryesore

Dëmtimi i tretë në tre muaj për Dybalan: lodhje e muskulit të kofshës së djathtë

-Instant, Sport



Zgjati vetëm 12 minuta ndeshja në Penzo kundër Venezias për Paulo Dybala. Sulmuesi i Juventusit u lëndua sërish dhe kërkoi të zëvendësohej, Massimiliano Allegri hodhi në fushë në vend të tij Kaio Jorge. Fillimisht u duk një problem në gjurin e djathtë, por nga të dhënat e fundit bëhet fjalë për një lodhje në aduktorin në kofshës së djathtë. Kontrolleve, që argjentinasi do t’i nënshtrohet në Torino, do të japin përgjigje më të sakta për shkallën e dëmtimit.

Dybala u ndal në mesin e nëntorit me një dëmtim në pulpë të pësuar me Argjentinën dhe humbi ndeshjen e Olimpicos kundër Lazios, përpara se të kthehej në ndeshjen e Champions League në Stamford Bridge kundër Chelsea, kur ai mori vendin e Bentancur në fushë pas një çerek ore nga rifillimi. Edhe më parë, në fund të shtatorit, Joya kishte dalë i përlotur për shkak të dëmtimit gjatë pjesës së parë të Juve-Sampdoria, një ndeshje e fituar 3-2 nga bardhezinjtë, në të cilën ai zhbllokoi rezultatin përpara se të largohej nga fusha, për një zgjatim të muskulit gjysmë tendinoz të kofshës së majtë. Problem që e bëri të mungojë në sfidën me Chelsea në Stadium, derbin me Torinon dhe sfidën me Romën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *