• |
ide | kryesore

EMRAT/ Basha spastron forumet nga mbështetësit e Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për shkarkimin e anëtarëve të kryesisë së PD disa sekretarëve dhe kryetarit të Këshillit, Edi Paloka.

Nga 257 fletë votimi gjithsej, 251 kanë votuar pro vendimit të kryesisë, 4 vota kanë qenë kundër, ndërsa 2 janë shpallur si të pavlefshme.

Të shkarkuarit janë: Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, anëtarët e kryesisë: Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi si dhe sekretarët: Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi dhe Ledina Mandia.

Këshilli Kombëtar, e cilësoi pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha si ilegale, duke u kthyer kështu sipas tyre si një celulë e partisë. Gjithashtu, kryesia dhe Këshilli dënuan përdorimin ilegjitim sipas tyre të logos së partisë.Emrat e shkarkuar, pritet të zëvendësohet nga disa të tjerë.

Më herët, kryedemokrati Lulzim Basha tha se ata nuk janë përjashtuar nga Partia Demokratike, por bëhet fjalë vetëm për shkarkime nga funksionet. Gjithashtu, në këtë mbledhje Këshilli, është miratuar edhe një rezolutë, e cila parashikon shpalljen nul të vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit, si dhe legjitim e legal atë të 18 dhjetorit të thërritur nga Partia Demokratike.



9 Comments

  1. ai shkatërroi çdo gjë politike për të cilën në disa raste kishte kontribuar dhe vetë.

    Ai tentoi të ikë duke djegur shtëpinë e vet. Zakonisht kështu bënin nazistët kur largoheshin nga një vend i pushtuar. Ose të çmendurit kur duan të vrasin veten dhe në fillim i vënë zjarrin shtëpisë.Per shkelje te statutit qe e kane votiate dhe vete

  2. ai shkatërroi çdo gjë politike për të cilën në disa raste kishte kontribuar dhe vetë.

    Ai tentoi të ikë duke djegur shtëpinë e vet. Zakonisht kështu bënin nazistët kur largoheshin nga një vend i pushtuar. Ose të çmendurit kur duan të vrasin veten dhe në fillim i vënë zjarrin shtëpisë.Per shkelje te statutit qe e kane votuar vete

  3. Vaj medet, 130 veta me vule te skaduar. Zbret dot be baze ky apo vetem ne shkolla te mesme per te shperndare ndonje sufllaqe. Po ik o njeri me dinjitet se askush ste do dhe ska me besim te ty. As Rama vet se ske me peshe.

  4. ky titull me shkriu fare
    spastron forumet hahahahaha

    po cilat forume ???

    te lumte mytha edi rama, e ke zene bashen aq keq sa e ke bere palaco fare , je kokrra e kurves, po basha qenka me kurve se ti.

  5. Ky është thelbi i frikës Berisha: fajësia e tij për korrupsion. Është i fajshëm, se ka futur duart në shtetin shqiptar; sepse u ka marrë pronarëve të ligjshëm, me anë të bashkëpunëtorëve të tij, deri në 50 përqind të pronës, për t’iu bërë atyre njohjen e pronësisë; se ka shitur interesin kombëtar me para, etj. Dhe kjo është frika e tij, sepse tani ai është i kapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *