• |
ide | kryesore

Video/ Parakalim në xhiron e fundit në Abu Dhabi, Hamilton dënohet nga Safety Car: Verstappen kampion bote në F1

-Instant, F1, Sport, Video



Max Verstappen është kampioni i botës 2021 në F1! Holandezi i Red Bull fitoi titullin e tij të parë kampion duke triumfuar në Abu Dhabi GP në një finale gare plot polemika, me Safety Car që hyri në pistë me 5 xhiro për të rihapur një garë që ishte plotësisht në duart e Lewis Hamilton. Verstappen ndërroi gomat, montoi gomat e buta dhe kur u kthye në box makina e sigurisë, sulmoi dhe parakaloi Hamilton në xhiron e fundit.

Dy pilotët ishin me pikë të barabarta përpara kësaj gare të fundit të Botërorit të Formula 1 dhe cilido që do të merrte më shumë pikë në këtë garë në krahasim me rivalin do të shpallej kampion. Nëse të dy pilotët nuk e përfundonin garën, ose përfundonin jashtë zonës së pikëve, atëherë Verstappen do të ishte kampioni, për shkak se gjatë sezonit kishte një fitore më shumë se anglezi.

Kur gjithçka dukej e vendosur në favor të Leëis Hamilton, përplasja e Nicholas Latif në pistë provokoi ndërhyrjen e Safety Car, që i dha dritën jeshile makinave vetëm për një xhiro të fundit të GP të Abu Dhabi. Pikërisht aty, Max Verstappen, i cili sapo kishte ndërruar gomat supersoft, parakaloi rivalin e tij në kthesën e tretë të Yas Marina dhe rrëmbeu titullin e tij të parë botëror. Vetëm i dyti Hamilton që makina e sigurisë i hoqi avantazhin e 11 sekondave nga hollandezi i Red Bull, ndërsa në shkallën e tretë të podiumit Carlos Sainz me Ferrarin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *