• |
ide | kryesore

“Kudo, përveçse të kthehem te Inter”: Gabigol hedh sytë pas dhe tregon çfarë e pengoi te zikaltrit

-Instant, Sport



Gabriel Barbosa, i njohur për të gjithë si Gabigol, ish-sulmuesi i Interit tani në radhët e Flamengos, nuk arriti kurrë të shpërthejë në Itali, edhe pse në Milano erdhi me statusin e një prej talenteve më të mëdhenj të 5 herë kampionëve të botës. Gabigol nuk bëri dot atë që shpresohej, për faktin se ishte edhe i penalizuar nga mosha e re dhe mosbesimi që kanë në Itali për lojtarët e rinj, gjë që sulmuesi kërkon ta sqarojë kur ka folur për përvojën e tij te zikaltrit gjatë një interviste për podcast Podpah.

“Nuk jam penduar që u ktheva në Brazil. Doja ta bëja, por për mua Interi ka qenë gjithmonë një gjemb në këmbë. Sepse nuk luaja dhe nuk më linin të shkoja. I thosha vetes që isha 18 vjec dhe se duhej te luaja. Pastaj erdhi mundësia që të shkoja te Benfica e në atë çast mendova: ‘Kudo, përveç rikthimit te Inter’. E dija që nëse kthehesha në Brazil, do të bëhesha golashënuesi më i mirë”, përfundoi Gabigol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *