• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Mbyllen 5 shkolla në Fier e Vlorë për shkak të përmbytjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në orët e mbrëmjes ka publikuar një status në lidhje me ndikimin që situata e përmbytjeve ka pasur në shkollat e disa zonave të caktuara.

Ajo ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit që të bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë që ka deklaruar emrat e shkollave të cilat nesër nuk do të mund të hapin dyert deri në normalizimin e situatës

“Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona. Për të shmangur çdo lloj rreziku,

Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:
? Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë
? Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë
? Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës
? Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë
? Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Shqiperi e bukur Shqiperi e mjere, ty edhe eren e blinit ne Pranvere; ta vjedhe e zhduken per nje tender, t’kane vjedh, t’kane mjele, poshteruar e shkele . Krejt Njejte , Krejt Njejte EDVINJE e SALINJE

    1. H . Rushiti je komplet injorant dhe i idjot dhe qorr nuk i shef ti o hale ca permbytje jan ber apo vetem per te shar e ke mendjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *