• |
ide | kryesore

Nënstacioni nën ujë, disa zona pa energji elektrike në Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit

Disa zona të vendit për shkak të motit të keq prej dy ditësh në vendin tonë kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.


Sipas OSHEE Gjirokastra është dhe një ndër qarqet ku situata paraqitet serioze për shkak të prurjes së madhe të lumenjve nga reshjet.


Linja 35 Kv Gjirokastra 2-Grapsh ndodhet jashtë pune pasi është zhvendosur shtylla e tensionit te larte.  Për shkak të problemeve në nënstacion pa energji elektrike kanë ngelur zonat si Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtem dhe Dropulli i Sipërm.

Sakaq, si rezultat i rritjes se nivelit te ujit ne Nst Poçem është stakuar linja 35kV Ballsh-Poçem për efekt sigurie.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.