• |
ide | kryesore

Presioni i pagës nga Bayern Mynih, apo Kimmich ndryshoi ide: “Kisha frikë por tani do vaksinohem”

-Instant, Sport



Joshua Kimmich do të vaksinohet kundër Covid-19: Njoftimi i mesfushorit të Bayern Munich vjen përmes një interviste për ZDF, nga e cila tashmë është publikuar një fragment. “Është e vështirë të përballesh me frikën dhe shqetësimet, prandaj isha i pavendosur prej kohësh”, tha 26-vjeçari duke folur për zgjedhjen e tij të re, për të vazhduar me dozën e parë të vaksinës. Kimmich po lufton me pasojat e virusit, një infeksion i mushkërive që erdhi pasi rezultoi pozitiv.

Një ndryshim ideje e papritur e gjermanit, që gjithnjë ishte deklaruar no-vax. Megjithëse në lojë ishin edhe financat me Bayern që ndërhyri menjëherë duke i lënë të kuptojnë Kimmich dhe lojtarëve të tjerë që ende nuk janë vaksinuar se nuk do t’ua paguajnë rrogën për ditët që janë në karantinë. Kimmich qëndroi dy javë në karatinë sepse kishte kontakt me dy persona që rezultuan pozitiv, duke humbur 768 mijë euro pagë, ndërsa tani iu desh të qëndronte përsëri i izoluar edhe për të paktën dy javë të tjera duke humbur kështu në total 1 milionë e 536 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *