• |
ide | kryesore

Raportimi i VOA: Situatë e nderë në PD, luftë nervash dhe force

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Situata në Partinë Demokratike po bëhet gjithnjë e më e nderë. Që prej ditës së djeshme dhe vendimeve të marra nga Kuvendi i thirrur prej zotit Berisha dhe mbështetësve të tij, janë dy palë që nuk e njohin njëra-tjetrën. Mes tyre tanimë, po zhvillohet një luftë nervash dhe force.

Kuvendi i djeshëm shkarkoi strukturat drejtuese aktuale të Partisë Demokratike, sikundër dhe zotin Basha. Por ky i fundit, siç dhe pritej, që mbrëmë pas mbledhjes së kryesisë deklaroi se: “asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe institucionet e zgjedhura të PD-së. Ne u bëmë dëshmitarë të një manifestimi personal të Sali Berishës, kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Kuvendi i djeshëm ngriti Komisionin për Rithemelimin e Partisë Demokratike, një strukturë që sipas tyre do të drejtojë Partinë deri në zgjedhjen e strukturave të reja. Ky Komision iu drejtua sot me një thirrje për bojkot anëtarëve të Këshillit Kombëtar të thirrur nga zoti Basha, pasi sipas tij “mbledhja e Këshillit e thirrur nga deputeti Lulzim Basha është nul dhe e paligjshme”.

Zoti Basha iu kundërpërgjigj me një tjetër mesazh duke theksuar se “PD-ja nuk do të mbahet peng dhe nuk do të terhiqet zvarre nga askush! As nga ai që sot po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal, në luftë të hapur me SHBA-të”.

Më herët, ish-Kryeministri Berisha përmes një statusi në Facebook duke iu drejtuar demokratëve ishte shprehur se “tani është koha për veprim”, duke i ftuar ata që t’i bashkoheshin atij “në shtëpinë e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tona të përbashkëta, Partinë Demokratike”, ndërsa mbrëmë në përfundim të Kuvendit ishte shprehur se “selia është një dhe vetëm një. Selia e demokratëve është ajo që ndodhet aty dhe do shkojmë, absolutisht, në momentin më të parë që do vendosim”.

Në mesazhin e tij të sotëm, zoti Basha pati dhe një përgjigje për pararendësin e tij kur tha se “askush, përfshirë Sali Berishën, nuk do të ketë shansin të kërcënojë demokratët në shtëpinë e tyre”.

Këshilli Kombëtar votoi për të shkarkuar nga funksionet kryetarin e këtij forumi të lartë, Edi Palokën, 4 sekretarët si dhe disa anëtarë të kryesisë, që si ai, ishin pjesë e Kuvendit, në krah të zotit Berisha. Këshilli votoi me 251 vota pro, 4 kundër dhe 2 vota të pavlefshme, për shkarkimin e tyre.

Vendimi u morr me një votim të fshehtë.

“Ata janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar institucionet e ligjshme statutore të PD. Për ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, përveç kësaj trupe që sillet si celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset istitucioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD”, shpjegoi Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi përpara votimit.

Në pamjet e shpërndara nga Partia Demokratike, zoti Basha u shfaq teksa pritet me brohoritje nga anëtarët e Këshillit, që po sipas PD-së kishte kuorumin e mjaftueshëm, me afro 290 anëtarë, për të vijuar mbledhjen.

Zoti Basha mësohet të jetë shprehur se “dje me një vendim të paligjshëm, antistatutor ,përçarës, percares, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar”. Ai kërkoi që “të mos prevalojë retorika përcarëse, pasi kjo është sipas tij rruga e vetme për të ecur përpara”.

Këshilli miratoi një rezolutë në të cilën saktësohet se “çdo i ashtuquajtur qëndrim apo vendimi këtij tubimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike”, duke konfirmuar në të njejtën kohë se “Kuvendi Kombëtar i datës 18 dhjetor është Kuvendi i vetëm i ligjshëm e gjithëpërfshirës i demokratëve, ku do të diskutohet, debatohet e vendoset në mënyrë demokratike për thellimin e demokracisë se brendshme dhe fuqizimin e PD-së përballë sfidave të kohës”.

Përmes rezolutës, Këshilli distancohet nga deklarimet e ashpra të zotit Berisha që patën në fokus vendimmarrjen e Departamentit të Shtetit ndaj tij, dhe ambasadoren amerikane në Tiranë. “Lëvizja “Berisha” për të shantazhuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç e deklaroi hapur në fjalën e tij Sali Berisha, hodhi dje bazat e një organizatë politike me frymëzim antiamerikan që vetëm me PD-në, nuk ka e nuk do të ketë asnjë lidhje kurrë. Kjo është lëvizja e parë antiamerikane në historinë e tri dekadave të sistemit demokratik dhe e dyta në historinë e Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës”, nënvizon rezoluta. /VOA



5 Comments

  1. Jemi mesuar dhe kulturuar me njeshin 5000 delegat e shkarkuan dhe ne prap me njeshin hajde politik albanistanese hajde mire Jena pas nja 3..a 4 vjetesh do vi prap ndonje matuf si ky i tanishmi ne usa e do thote te aleatet dua te strehoni albanistant andej nga afrika se ne europ me dashurin e madhe per usa nuk mjafton dhe nuk te qasin

  2. Ky është thelbi i frikës Berisha: fajësia e tij për korrupsion. Është i fajshëm, se ka futur duart në shtetin shqiptar; sepse u ka marrë pronarëve të ligjshëm, me anë të bashkëpunëtorëve të tij, deri në 50 përqind të pronës, për t’iu bërë atyre njohjen e pronësisë; se ka shitur interesin kombëtar me para, etj. Dhe kjo është frika e tij, sepse tani ai është i kapur.

  3. Po e kan kap po nuk kan asnje prove se po te kishin nuk ja pertonin ,po te jete se kjo quhet kapje ather lulushi dhe rama jane kap disa her dhe vazhdon amerika ti doj edhe pse raportet e DASH -USA thone qe korrupsioni ne shqiperi eshte rritur ,kush e ka rrit opozita apo Berisha.
    Si nuk u mesu ky popull 30 vjet qe eshte gjykata jo amerika apo gjyqi popullor qe te shpall fajtor ,haj shnet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *