• |
ide | kryesore

Reagon PD: U shkarkuan 10 zyrtarë që nxitën përçarje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli Kombëtar i PD-së shkarkoi pasditen e së dielës nga funksionet 10 anëtarë të kësaj partie që dolën në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nuk do të mbajnë më funksionet Edi Paloka si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Nuk do jenë më anëtarë të kryesisë: Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi. Nuk do të jenë më sekretarë: Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi dhe Ledina Mandia.

Nga 257 anëtarë të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votim, 251 votuan pro shkarkimit, 4 kundër dhe 2 fletë votimi të pavlefshme. Numri total i anëtarëve te Këshillit është 479.

Në një reagim pas shkarkimit me votim të fshehtë, PD thotë se ky vendim u mor për moszbatim të vendimit të kryesisë në lidhje me Kuvendin e datës 18 Dhjetor.

Partia Demokratike thotë se shumica sot votoi kundër përçarjes dhe krijimit të strukturave paralele, ndërsa thekson se u rrëzuan akuzat e Sali Berishës për mungesë të kuorumit.

“Partia Demokratike bëri publik emrat e 257 anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votimin për shkarkimin e Kryetarit të këtij Këshillit, disa anëtarëve të kryesisë dhe disa sekretarëve për moszbatim të vendimit të kryesisë në lidhje me Kuvendin e datës 18 Dhjetor.

Transparenca në praninë e mediave, ndryshe nga tubimi i djeshëm, rrëzon akuzat e pabaza zotit Berisha për mungesë kuorumi. Mediat, përfshi edhe ato pranë zotit Berisha, ishin dëshmitarë të votimit të shumicës absolute të Këshillit Kombëtar kundër përçarjes dhe krijimit të strukturave paralele në emër të demokratëve”, – thotë Partia Demokratike. ©LAPSI.al



13 Comments

    1. Ju thas qe do behet QIRTORE.
      Filluan tia fusin njeri tjetrit.
      Ta gezoni partin o dhjerokrat.

  1. Diten e pare pas zgjedhjeve te 25 prillit kur Luli deklaroi se lufta sapo kishte filluar komentova duke kerkuarqe te jepte doreheqjen pasi do ta bente PD cope. Ia arriti. Ky debil qe keshtu si eshte ne zgjedhje nuk merr asnje deputet eshte gati ta shkrije plotesisht partine vetem qe ky te quhet kruetar.

  2. Vendimi me i rendesishem tani per PD eshte:. Ndalohet mbajtja e duarve para rrockes deri ne kuvendin e dates 18.

  3. Kur ke cfare te humbesh nuk di se cfare bene,Bashmuti ka shume per te humbur dhe kete e di shume mire,humbe fitimet e portit te durresit,humb gjobat kuvendore ,humb mbrojtjen per tojota yaris,humb vjedhje e rruges se kombit etj etj etj,prandaj edhe zgjedhjet e 2025 te humbi per bashmutin beteja vazhdon deri sa te fitoj nese ndodh ndonjeher

  4. Ty nuk paskeqen llulli Basha po llumi Basha o pika qe ste bjer
    Po cfar mendon o llum po ne qe ishim te dhjetorit te 1991 duht te kishim zaptuar zyrat e Partis Demokratike o loqe nuk eshte prone Partia Demokratike è te ndahet ne thela.
    O Soruc.

  5. Vjehrra e Floriana Garos thellon sulmin ndaj Berishës: Mund t’i mashtrosh njerëzit disa herë por jo të gjithë njerëzit për gjithë kohën

  6. Llullë Boshi, po i ben vetes lapidarin e idiotllekut me te madh ne histori ku “kryetari i partise” perjashton 5000 vete, pra kryetari perjashton anetaresine e partise??.Ky po kerkon vete ta nxjerrin per veshi jashte se nuk ndyn njeri kepucet ta kapin me shqelma.

  7. Po te besh nje perllogaritje te thjeshte nuk ka asnje mundesi qe ne ate salle te kene qene me shume se 150 njerez. Keta deklarojne 257.
    Hipolrizi dhe mashtrim total.
    Me vjen keq per ate Fred Rrushaj , djale me integritet qe ndjek nga pas keta palaco.

  8. Ky është thelbi i frikës Berisha: fajësia e tij për korrupsion. Është i fajshëm, se ka futur duart në shtetin shqiptar; sepse u ka marrë pronarëve të ligjshëm, me anë të bashkëpunëtorëve të tij, deri në 50 përqind të pronës, për t’iu bërë atyre njohjen e pronësisë; se ka shitur interesin kombëtar me para, etj. Dhe kjo është frika e tij, sepse tani ai është i kapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *