• |
ide | kryesore

Rita Ora flet për ngrirjen e vezëve të saj:Në Kosovë, është e rëndësishme të kesh fëmijë

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Rita Ora ka folur së fundmi rreth jetës së saj personale  për prestigjiozen britanike “The Independent”.

Në intervistë, Rita ka zbuluar arsyen e vendimit të saj  për ngrirjen e vezëve, proces ky që ajo tashmë e ka bërë dy herë, njëherë në moshën 24-vjeçare dhe në moshën 27-vjeçare.“Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur. Në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është e rëndësishme. Dhe unë mendoj se si gra, ne e bëjmë atë presion mbi veten tonë, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë, të krijojmë dhe të japim jetë. Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, u shpreh këngëtarja.Aktualisht, Ora po shijon romancën me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *