• |
ide | kryesore

Të dehur në timon, 9 shoferë arrestohen në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë fundjavës policia Rrugore ka bërë të mundur arrestimin e nëntë shoferëve.

Pavarësisht apeleve të vazhdueshme që policia rrugore ka bërë për drejtuesit e mjeteve që të mos përdorin alkool kur janë në timon, një sjellje e tillë është përsëritur.

Nga kontrollet e kryera nga disa akse rrugore në kryeqytet policia ka bërë të mundur ndalimin e shoferëve që kishin konsumuar alkool.

Ndërkohë kontrollet kanë vijuar edhe gjatë javës ku deri më tani numri i shoferëve të arrestuar ka shkuar në 20 persona të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *