• |
ide | kryesore

Video/ Në Shkodër bie edhe Skënderbeu: Vllaznia arrin Kukësin me golat e Hoxhajt e Krujës

-Instant, Sport, Video



Një tjetër fitore pas asaj me Partizanin dhe tani pikët e renditjes janë 23 për Vllazninë, aq sa Kukësi, që megjithatë duhet të luajë akoma për javën e 13 të Superiores. Në Loro Borici dorëzohet edhe Skënderbeu i mundur 2-0 me golat e Hoxhajt e Krujës, që lajmërojnë sulmin ndaj kreut.

Pasi mundi Egnatian, dëshira e madhe e korcarëve ishte të bënin një surprizë në transfertë me Vllazninë, por gjërat u bënë të qarta se do të ishin të vështira. Në “Loro Boriçi” vendasit e nisën fort ndeshjen, duke tentuar kuadratin e Rexhepit me Gjurgjevic e Hoxhajn, ndërsa Latifi mbeti rrezik konstant për ish-skuadrën e tij. Idea e Brdaric për një gol të shpejtë nuk u realizua, por Vllaznia ishte dukshëm superiore ndaj të besuarve të Memellit, që në minutën e 23 u befasuan nga devijimi nën portë i Hoxhajt, në goditjen me kokë të Krujës.

Një gol me peshë që ndryshoi sjelljen e dy skuadrave: Vllaznia u përmbajt në tentativë për të administruar rezultatin, ndërsa në disavantazh, Skënderbeu nuk kishte rrugë tjetër vecse të shtyhej përpara në kërkim të golit. Agresiviteti i shfaqur nga bardhekuqtë në pjesën e dytë, ndoshta ishte mënyra me të cilën korcarët duhet të luanin që në fillim, duke parë edhe mundësitë e krijuara para portës së Zogoviç me Mensah e Berishën. Kuqeblutë u përgjigjen në të 77 me Hoxhajn, por vulën ndeshjen ia vunë vetëm një minutë nga koha e rregullt me Aralicën, që shfrytëzoi kundërsulmin e Çobës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *